Prindërit janë paralajmëruar se nëse iu japin fëmijëve shumë shpesh ilaçe me batë paracetamoli të tilla si Calpol dhe Disprol mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore më vonë në jetë.
Pediatri kryesor dhe profesor i pediatrisë të përgjithshme në University College në Londër, Alastair Sutcliffe, tha se prindërit e teprojnë me përdorimin e paracetamolit për të trajtuar ethe të lehta.
Si rezultat, rreziku i zhvillimit të astmës, si edhe sëmundjeve që lidhen me veshkat, zemrën dhe mëlçinë rriten gradialisht, sipas The Sunday Times.
Dr Sutcliffe Said: “Prindërit janë duke e përdorur paracetamolin shumë shpesh. Ata duket se kanë ‘frikë’ nga temperatura, duke e trajtuar atë si një sëmundje, e cila në fakt nuk është. Ka dëshmi se përdorimi i tepërt i paracetamolit është i lidhur me normat e rritura të astmës, normat e rritura të dëmtimit të mëlçisë, por më pak të njohur gjerësisht, dëme në veshka dhe dëme zemër.”