Shumë kujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë lojëra në seks. Dhe në rastet kur ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet, pasi me këtë veprim nuk mund të ndihet më mashkull. Për psikologët ky është një problem vërtet kompleks, i cili në të vërtetë do parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Për shumë meshkuj, problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm, gjë e cila i bën ata të ndihen vërtet në hall. Në këtë mënyrë ata përpiqen të devijojnë një marrëdhënie, duke mos shprehur dëshirën për asgjë. Në këto raste duhet të përpiqeni që fillimisht ta bëni atë të ndihet rehat dhe të mos ndihet keq nga ky problem. I thuaj që mund ta ndihmosh dhe të organizoni lojëra në krevat të cilat e ndihmojnë atë të arrijë atë që dëshiron. Përpiqu ta kuptosh. Lëre që ai të tregojë fantazitë e tij seksuale që e ndihmojnë atë të ndihet komod në seks. Madje edhe në rastet kur disa gjëra nuk ju pëlqejnë duhet të punoni me një strategji të kujdesshme për t’i treguar se kjo që ai kërkon mund të realizohet, por do shumë punë. Sigurisht që për rastet kur ai është vërtet impotent, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i drejtoheni një mjeku. Këto çrregullime janë dëmtime që ndodhin gjatë ndonjë stadi të ciklit seksual të cilat pengojnë partnerët të shijojnë kënaqësinë që lind gjatë aktivitetit seksual.
Shkaqet
Shkaqet mund të jenë fizike, psikologjike ose të përbashkëta.
Faktorët emocionalë përfshijnë probleme të të dy partnerëve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit të hapur midis tyre; kurse faktorët psikikë përfshijnë ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat nga seksi etj. Në shkaqet fizike përmenden edhe drogat e ndryshme (narkotikët, stimulantët, alkoolin, nikotinën, antihistaminikët), çrregullimet të lidhura me dhimbjen e mesit, prostatën, traumat, çrregullimet endokrinë kryesisht tiroide, hipofize dhe gjëndrës mbiveshkore, si dhe sëmundjet e ndryshme. Një risk i shtuar ndodh tek diabetikët, njerëzit që abuzojnë me alkoolin e drogat e ndryshme dhe ata që kanë disharmoni kronike me partnerin apo mjedisin përreth.
Klasifikimet
Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: çrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual. Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20-vjeçare dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla.
Parandalimi:
Shoqëria duhet të jetë tepër e hapur dhe të ketë një komunikim konstruktiv për problemet e lidhura me trupin dhe seksin. Po kështu imazhi i raporteve midis prindërve ka një rol predominant tek fëmijët dhe ardhmëria e jetës se tyre seksuale. Është tepër i këshillueshëm komunikimi i hapur dhe harmonia me partnerin, gjë e cila mund të parandalojë përshpejtimin e një çrregullimi seksual; po kështu në rastet e ekzistencës se çrregullimeve seksuale ka rëndësi komunikimi i hapur midis partnereve për problemin dhe ndihma që ata duhet ti japin njeri-tjetrit në zgjidhjen e tij.