6 metoda se si ta vononi sa më shumë orgazmën gjatë seksit

01.02.2016 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
6 metoda se si ta vononi sa më shumë orgazmën gjatë seksit

Nëse nuk po zgjat aq kohë sa dëshiron gjatë seksit, provoni disa nga këto mënyra për të mos pasur një orgazmë të shpejtë.

Ndodh shpesh që pavarësisht sa përpiqeni të zgjasni më gjatë në krevat, prapë përfundoi shpejt – dhe nuk jeni të vetmit.

“Derdhja e shpejtë është një problem që prek pothuajse çdo njeri gjatë jetës së tij,” thotë Thomas Walsh, një urolog në Universitetin e Uashington

Sipas dr. Walsh ka dy metoda parësore nëse doni të zgjasni më shumë në krevat: trajtimit fizik e psikologjik. Ndërsa mjetet fizike synojnë ndjenjat që ju përjetoni gjatë seksit, zgjidhjet psikologjike i adresohen shqetësimit, stresit, apo faktorë të tjerë mendorë që shkaktojnë orgazmën e shpejtë.

Por kujtoni që kohëzgjatja nuk është pjesa më e rëndësishme e formulës së seksit të mirë.

1 – Vetëkontrolli

Në terma të përgjithshme kjo i referohet idesë që ju mund të vetërregulloni neuropsikologjinë tuaj – apo mënyrën se si trupi i përgjigjet ndjeshmërie fizike. Një nga mënyrat për të zgjatur sa më shumë në krevat është të praktikoni teknikën që ju ndihmon të mësoni trurin dhe trupin tuaj të kontrollojë më mirë përgjigjen ndaj orgazmës

2 – Shtrydhja

Nëse e ndjeni që po prisheni, atëherë ndaloni dhe shtrydheni pjesën nën kokën e penisit tuaj. Ushtroni presion me gishtin e madh dhe gishtin tregues të dorës mbi pjesën e uretrës. Teknika e shtrydhjes mund të ndihmojë të zgjasni më shumë në krevat, duke ulur momentalisht ‘tensionin’ seksual.

3 – Zonjat të parat

Kur e ndihmon partneren të kalojë në orgazëm e para – me gjuhë, me gishta, apo ndonjë lodër seksi, mund të liroheni disi nga frika se sa do të zgjasni në krevat, duke ditur që e keni kënaqur atë.

4 – Kontrolli i kondomit

Shumica e prodhuesve të prezervativëve bëjnë një gomë të atillë që është më e rrëshqitshme dhe që në një farë mënyre largon ndjesinë direkte që mund të përjetohet pa u përdorur kondomi. Kjo mund t’ju ndihmojë të zgjasni më shumë në shtrat. Edhe në etiketat e kondomëve janë të shkruara shprehje si për shembull “për kënaqësi të shtuar”.

5 – Pilulat

Në Europë janë të ligjshme ilaçet që përdoren për të zgjatur më shumë në shtrat gjatë seksit. Megjithatë këto nuk janë ilaçe të aprovuara nga Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA). Edhe pse gjyqet e bëra kanë treguar se pilulat kanë bërë efekt tek meshkujt, prapësepraë FDA nuk pajtohet plotësisht me idenë, duke shtuar se mund të kenë efekte anësore.

6 – Flisni me ekspertët

Nëse ndjeni se keni provuar çdo lloj mënyre por pa sukses, mund të jetë koha për të diskutuar problemin tuaj seksual me një specialist. “Të gjitha trajtimet që kemi përmendur më lart, janë teknika shumë sfiduese, që një specialist mund t’ju ndihmojë t’i përdorni me efektivitet”, thotë Walsh. Specialisti do t’ju ndihmojë për një qasje më të mirë praktike. Do t’ju mësojë mekanizmat mendorë e praktikë për të shmangur orgazmën e shpejtë

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)