Modelja suedeze Elsa Hosk ka pozuar krejtësisht nudo për kopertinën e numrit më të ri të revistës “Maxim”.
Hosk shihet pa asgjë në trup, përveç një varëseje me diamantë. Pjesët intime ia mbulon vetëm hija dhe një pellush i vendosur në mënyrë strategjike.
“Jam rritur në errësirë le të themi. Muajt e dimrit janë shumë të zymtë, por isha fëmijë dhe nuk më bënte përshtypje aspak. Tani, pas shtatë vitesh që jetoj në Nju Jork, e ndjej ndryshimin kur kthehem në Suedi”, shprehet modelja e re.


















