Arbër R. Ismajli
LDK, është më e forte se kurrë ngase ajo si nismëtare e themelimit të shtetit ka mbrapa një armatë të të rinjëve të cilët të lindur e rritur nën vizionin rugovian, përqafojn vlerat europiane e të cilat më mirë se asnjë parti tjetër i përfaqëson fryma politike e ngritur nga Presidenti Rugova. Sot kur ecim drejtë ngritjes si shtet dhe forcimit, ne si parti duhet të mendojm në vlerat tona, në kapacitetet tona intelektuale. Sot ne të dëshmojm por edhe të reflektojm se jemi parti që shtyjm para proceset duke integruar të rinjët në politikëbërje dhe eliminimin e ardhjeve të ricikluara e që asnjë vlerë tjetër s`kan pos një mentaliteti të lodhët Bolshevik, bashkë me këto riciklime të mendojm dhe të mësohemi të kuptojm se LDK nuk ka nevojë as pak për ata që nëpër mes autoparlantëve ftojn për shkatërrim e në anën tjetër nuk ja njohin hallin vetës dhe nuk shohin se në këmbë qëndrojn me paterica.
Duke qenë pjesë e partive popullore europiane, sot LDK po ecën drejtë reformimit dhe tani kur festuam 26 vite LDK, ne jemi 26 herë më të forte, jemi 26 herë më me përvojë, jemi 26 herë më të përgatitur që pa nevojen e “patericave të lodhura” si dhe “sahan lëpirësve”, të ecim guximshëm në projektin “Rugova” që qëllim primar ka integrimet kombëtare dhe ato euro atlantike, pra për një Kosovë të forte dhe një rini të arsimuar në kuadër të vlerave përëndimore, duke ju shmangur atyre nismave të lodhura staliniste që një pjesë e “patericave” dhe ”sahan lëpirësve” përfaqësojn dhe mundohen si filozofi të shkollës së tyre staliniste t`ja servojn rinisë sonë.
Zgjedhjet e fundit lokale ishin një mesazh i rizgjimit të elektoratit rugovian dhe si të tilla dhan për të kuptuar në thënjen e Xhon Kenedit “atij që i besohet, nga ai pritet më shumë”, prandaj është moment i dhënjes së mesazhit se LDK mundë të ketë partneritet me të tjerët por ai partneritet duhet krijuar në kuadër të një strategjie të mirë elaboruar e që LDK-së i sjellë të mira e jo t`ju bëjë qefin ”karikuesve” të atyre që bëjnë argatin e dreqit.
Për fund, sot pas 26 viteve të filleve të para të lëvizjes kombëtare që është dhe titullar i ç`do nisme në ngritjen dhe themelimin e shtetit të Kosovës, shohë se përsëri kemi nevojë për një rigjallërim të vlerave më të mira të shpirtit rugovian. Me të drejtë duhet të mendojm dhe të veprojm, për një ngritje duke besuar dhe duke u mbështetur fuqishëm në kapacitetet tona ngase LDK si parti intelektuale me bollëk i posedon këto vlera dhe këto vlera ku më shumë duhet ti kërkojmë përveçse tek Lidhja Demokratike e Kosovës, tek partia e themeluar nga Presidenti Rugova, apo njeriu që Kosovës i`a solli lirinë dhe pavarësinë e sajë. Prandaj, ky është detyrimi ynë i përbashkët, të veprojm me maturi, të vlerësojm s`pari vetën, kuadrot tona e me qëllim që kurrë të mos kemi nevojë për “patericat e lodhura” dhe “sahan lëpirësit”, këtë ta bëjmë që t`japim mesazh e t`na vlerësojnë edhe të tjerët ashtu siç na kan vlersuar dhe besuar ç`do herë . Ndaj nëse unë, ngre zërin kritik, t`më kuptoni se e bëjë pikërisht në sajë të mbrojtjes së këtyre vlerave, të këtyre shpresave e besimit që qytetarët kanë tek Lidhja Demokratike e Kosovës dhe jo tek ata që janë mësuar që nga oborri i huaj të gjuajn gurin e të fshehin dorën.
Të jemi unik dhe të reflektojm shpirtin e vërtetë rugovian, duke ofruar vlera të mirëfillta ngase me to forcohemi edhe si parti po edhe si shtet.
Rugovist, ku do që jeni, Zoti ju bekoft!