Një ‘dashnor i mishit’, që kishte dy vite që vuante nga dhimbjet e barkut, mbeti i tmerruar kur mjekët i thanë se brenda po i rritej një shirit 6 metra i gjatë.
Mjekët i thanë se kjo i ka ardhur për shkak të dashurisë së tij ndaj mishit të pagatuar.
Pacienti kishte të vjella, dobësimi të përgjithshme dhe mungesë oreksi.
Ngjarja u shënua në Shiyan të Kinës.
Dy orë pasi mori një mjekim, ai e nxori krimbin e gjatë 6 metra.
Infeksione të tilla janë të zakonshme në vendet në zhvillim.