Është seksi gjeja fundit që u shkon në mendje? A ju duhet shumë kohë për t’u nxitur dhe për ta arritur orgazmën? Nëse po atëherë mund të keni “keqfunksionim” seksual dhe nuk e jeni e vetmja. Rreth 43% e femrave kanë paraqitur “keqfunksionim” seksual duke filluar nga dëshira zero për të bërë seks dhe deri tek vështirësitë në arritjen e orgazmës. Shumë faktorë mund të ndikojnë në kënaqësinë seksuale, duke filluar nga shkaqet mjekësorë , tek faktorët psikologjike deri tek mosmarrëveshjet në çift. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre vështirësive studiuesja Rachel Grummam jep disa këshilla në artikullin e saj.
Depresioni
Gjendja jo e mirë shpirtërore karakterizohet nga ndjesitë e të qenit i mërizitur, i pavlerë, i lodhur, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme, por padyshim edhe në jetën tuaj seksuale. Ende nuk është arritur të kuptohet shumë mirë se pse depresioni e ndikon seksin, por një pjesë e shkakut mund të jetë se fakti që nuk ndiheni mirë me veten dhe vlerat tuaja, duke shtuar nivelin e ulët të energjisë “spërkat” edhe dëshirën për kënaqësi, pra për të bërë seks.
Çfarë mund të bëni?
Kërkoni ndihmën e duhur, sidomos nëse keni mendime të tilla si ideja për të kërkuar divorc. Ushtrime të ndryshme mund t’u ndihmojnë t’i risillni vetes buzëqeshjen, nivelin e energjisë duke rritur kështu nivelin e gjakut përveç se pjesët e tjera të trupit edhe tek organet gjenitale. Por vlen për t’u theksuar se disa mjekime të cilat përdoren për të kuruar gjendje tuaj depresive mund të ulin dëshirën tuaj seksuale dhe të ketë një efekt krejt negativ për t’u bërë sërish aktivë në marrëdhënien tuaj.
Imazhi
I dobët i trupit tuaj. Nëse mendoni se nuk keni një trup të bukur, duke filluar që nga duart dhe deri tek gjoksi, të jeni të sigurt se do të ndikoni negativisht dëshirën tuaj seksuale. “Nuk ka rëndësi nëse partneri ju thotë se jeni femra me e bukur dhe e nxehtë që ka takuar ndonjëherë, nëse nuk ndiheni e tillë ,asgjë nuk mund të ndryshojë mendimin tuaj.
Çfarë mund të bëni?
Mendoni si në të kaluarën. Risillni në mend kohën kur ishit në top formë seksualisht dhe mendonit se ishit më e mira. Ajo çfarë vishnit për shembull fustanin tuaj të zi të preferuar, çfarë parfumi përdornit, çfarë të brendshmet preferonit etj. Kjo mund t’u ndihmojë të sillni në mend zakonet dhe “intrigat” tuaja seksuale të dikurshme. Përkujdesja për fizikun dhe pamjen tuaj të jashtme mund t’u dhurojnë më shumë energji dhe të shtojën edhe më shumë dëshirën për seks.
Problemet në çift
Padyshim që problemet në çift mbeten numri një i cili ndikon më shumë eksitimin dhe orgazmën tuaj. “Është hidhërimi dhe mërzia e pathëne që çon në fyerje, shume meshkuj mund të mërziten nga bashkëshortja e tyre që nuk i lë të dalin më shokët dhe të marrin kënaqësitë e djalërisë, ndërsa tek femrat mërzia shkaktohet nga puna e bashkëshortëve”, thotë studiuesja Rachell Grumman. Kjo mërzi nga na e dy partnerëve mund të “hedhë tutje” pasionin dhe epshin tuaj seksual.
Çfarë mund të bëni?
Flisni hapur me partnerit tuaj, por me qetësin në mënyrë që të lini mënjanë mërzinë dhe fyerjet të cilat dëmtojnë aq shumë marrëdhënien tuaj. Duhet të ndiheni e sigurt, e qetë dhe e dëshiruar ,në të kundërt një diskutim i vogël mund të bëhet shkak për të lënë për ditë të tëra pas dore aktivitetin seksual.
Pyetje-Përgjigje
1-Përse gratë mund të kenë orgazma të shumëfishta?
Thuhet se gratë e haremit arrin deri 50 orgazma njëra pas tjetres. E pamundur? Jo. Sipas seksologëve, gruaja nuk e ka periudhën e ashtuquajtur refrektare (dmth atë gjendje në të cilën trupi pushon dhe nuk reagon ndaj stimujve), në të cilen hyn burri pas ejakulacionit. Ja pra përse ajo mund të arrijë orgazma njëra pas tjetrës. Duke ndjerë një emocion shumë më të thellë se burri. Eshtë meritë e klitoridit, organi i kënaqësisë femërore, që përshkohet nga 8.000 fibra nervore: dyfishin e penisit. Por kujdes ama. Shumë gra pas një orgazme janë të kënaqura dhe nuk duan të preken më.
2-Përse për burrin përmasat janë kaq të rëndësishme?
Shumë burra e masin burrërinë e tyre me centimetrat. Kjo ndodh sepse në nivel simbolik, penisi përfaqëson fuqinë, burrërinë, energjinë seksuale. Jo rastësisht fëmijët shikojnë në ekstazë ereksionet e para të tyre dhe djemtë studiojnë njeri- tjetrin dhe maten me moshatarët në dhomat e zhveshjeve apo të gjimnastikës. Kur rriten, nuk kanë më nevoje për krahasime, por të ndodhen pranë një gruaje që të komentojë me admirim përmasat e penisit të tyre, jo vetëm që u bën qejfin, por i bën të ndjehen të fortë, të fuqishen dhe të dëshirueshëm.
3-Përse kulmi seksual femeror është rreth moshës 30 vjeç dhe ai mashkullor rreth moshës 18 vjeç?
Në fakt, si tek gruaja edhe tek burri, koncentrimi maksimal i testosteronit (hormoni i deshirës seksuale) regjistrohet në moshën 20 vjeç. E nëse gratë kanë një pjekuri seksuale më të vonshme varet nga dy motive që nuk kanë të bëjnë me anatominë. I pari është kulturor, lidhet me tolerancën më të madhe shoqërore që, edhe sot, ekziston ndaj seksit mashkullor: djemtë i jetojnë eksperiencat e tyre më me qetësi se vajzat. Arsyeja e dytë është e tipit psikologjik: për vajzën, seksi dhe ndjenja shkojnë bashkë. Ja pra pse thonë se një grua jep më shumë në seks rreth moshës 30- 40 vjeç, dmth atëherë kur jeton marrëdhënie dashurie të qendrueshme dhe të rëndësishme.
4-Përse ai nuk do t’i thonë se ç’duhet të bëjë në shtrat?
Sepse asnjë burrë nuk do të komandohet me shkop, sidomos në dhomën e gjumit: kjo do ta bënte të ndjehej qesharak si një djalë i vogël. Dhe meqë ereksionet janë thellësisht të kushtëzuara nga mendja, një burrë i vënë nën trysni, do të humbte entusiazmin. Gruaja ideale? Ajo që është shumë pjesëmarrëse, që propozon dhe sugjeron në vend që të japë “leksione përdorimi”. Sekreti qëndron në moskufizimin me komunikimin verbal. Por t’ua lesh edhe delikatesave dhe gjesteve detyrën për t’u shprehur. Gjuha e trupit, në fakt, mund të jetë më e qartë se shumë fjalë dhe kultivimi i saj ndihmon për të krijuar një klimë shkëmbimi reciprok dhe jo mposhtjeje.
5-Përse gratë eksitohen me shumë nga fantazia sesa duke parë figuren e një burri lakuriq?
Sipas disa sondazheve, fotoja e një burri nudo u pëlqen vetëm katër grave në njëqind. Më mirë është imazhi i një toraksi muskuloz (u pëlqen 60 përqind të grave) apo i një prapanice të bukur (që u pëlqen 12 përqind). Por maksimumi për gruan janë fantazite (43,5 përqind) dhe romanet erotike (25,3 përqind). Gratë janë “frymore racionale” dhe më shumë se muskujt lakuriq, shikojnë nga sjellja dhe qendrimi. Që i eksiton nëse është pasional dhe romantik.
6-Përse gratë eksitohen me më vështirësi se burrat?
Mjeku kinez Tamba Yasoyti, në shekullin X para Krishtit, këshillonte të ekplorohej trupi i partnerit (me duar dhe me gojë) 63 herë. Tepër? E pra do të bënte të lumtura ato 30 përqind të grave që, sipas një sondazhi, nuk arrijnë asnjëherë orgazmën (kundrejt 2 përqind të burrave). Gratë, që janë më në kontakt se burrat me emocionet, për t’u eksituar duhet të jepen me besim. Për këtë arsye dëshirojnë më shumë kohë për puthje dhe përkëdhelje (të ashtuquajturat paraprake).Ndërsa burri seksualisht është më pak i ndërlikuar dhe përgjigjet e trupit të tij mund të jenë mekanike.