Arsyet pse nuk mund të bini në pesh

E publikuar: 20/01/2016 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitet ’90, ekzistonte besimi i përgjithëshem se kilet mund të hiqen vetëm duke marrë sa
më pak kalori. Por ekspertja australiane Libby Weaver ka njohur shumë njerëz që paçka se
janë të fiksuar pas ushtrimeve dhe me numërimin e kalorive, jo vetëm që nuk bien në
peshë, por shtojnë në peshë. Pas 13 vitesh përvojë, ajo është tani e sigurtë se njerëzit nuk
arrijnë të humbin kilet e tepërta për disa arsye që jo të gjithë i dinë.
‘Fakti që klientët e mi po shkurtonin kaloritë dhe nuk kishin rezultat, më bëri që t’u
kthehesha librave të biokimisë për t’iu përgjigjur një pyetjeje: Çfarë e bën trupin njerëzor të
punojë për të djegur apo, për të depozituar yndyrnat?’ natyrisht, thotë ajo, që duke ngrënë
shumë dhe duke lëvizur pak, çdokush do të shtojë në peshë. Por kjo është vetëm një
pjesë. Këta janë 5 faktorët më të rëndësishëm për dietologët:
Stresi

Lidhja mes stresit dhe mbipeshës sa vjen e vërtetohet më tepër nga kërkimet shkencore,
dhe është një ndër arsyet më kryesore përse njerëzit nuk bien dot në peshë. Por çfarë
ndodh me ne kur jemi të stresuar?

‘Kur jemi nën presionin e shqetësimeve të ndryshme, trupi lëshon një hormon adrenaline, i
cili e përgatit trupin për sulm, sulm të vërtetë fizik. Kështu, trupi i shmanget proçeseve të
tjera të përditshme, si tretja dhe ushqyerja e muskujve, duke e vënë trupin në djegie të
glukozës, jo të yndyrnave’, thotë Weaver. Dhe kur stresi tejzgjatet, trupi fillon të prodhojë
një hormon të quajtur kortisol i cili i dobëson muskujt, dhe sa më pak masë muskulore të
kemi në trup, aq më i ngadaltë bëhet metabolizmi. Një studim tjetër tregon se njerëzit me
nivel të lartë kortisoli priren të vënë shëndet rreth belit.

Hormonet gjinore

Nuk është një iluzion, kur 1 javë përpara ciklit të duket se je shëndoshur. Ka femra të cilat
mund të shtojnë deri në 3 kile përpara ciklit, dhe kjo tregon ekspertja, shkaktohet nga
ngritja e nivelit të estrogjenit. Në këtë periudhë bie niveli i progresteronit, çka ndikon
akoma më shumë. ‘Progresteroni është një hormone i lidhur me tretjen dhe uljen e ankthit,
që ndihmon nxjerrjen jashtë të lëngjeve të tepërta. Ulja e nivelit të progresteronit na bën të
kërkojmë të hamë të shumë sheqer për t’u ndier më mirë, dhe po ashtu na ul dëshirën për
aktivitet fizik’

Niveli i lartë i insulinës

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi, i cili lehtëson djegien e sheqernave
në formë ushqimi për qelizat tona. Ai e përçon sheqerin drejt muskujve,ku depozitohet gati
për t’u kthyer në energji. ‘Nëse ka më shumë sesa duhet, trupi e çon atë drejt depozitave të
yndyrës, duke shkaktuar shtimin në peshë’. Ngrënia e ushqimeve me më tepër sheqer
sesa duhet, e bën trupin të krijojë nivele të tepërta insuline. Por edhe stresi i papritur në
punë apo në shtëpi, e nxit trupin të prodhojë nivele të larta insuline’

Sistemi nervor

Truri ynë është krijuar për të mbijetuar, ashtu siç bënin qeniet njerëzore në epokën
primitive. Por kjo nuk e ndihmon djegien e yndyrnave. Sistemi nervor autonom është ajo
pjesë e trurin që funksionon pa vetëdijen dhe kontrollin tonë. ‘Ai rregullon rrahjet e zemrës,
frymëmarrjen, temperaturën, sistemin hormonal dhe atë imunitar’, shpjegon Weaver. Ky
system ndahet në 2 nënsisteme: Sistemi simpatik, që e vë trupin në gjendje mbrojtjeje, dhe
sistemi parasimpatik, i cili është përgjegjës për gjendjen e qetësisë dhe rigjenerimit.
Ndonëse këto nënsisteme supozohet të funksionojnë në barazpeshë, për shumicën prej
nesh nuk është kështu. Shumica njerëzve kanë një dominancë të sistemit simpatik, që e
bën trupin e tyre të jetë vazhdimisht në gjendje jot ë qetë, në gjendje lufte, vetëmbrojtjeje,
duke devijuar substancat e trupit nga tretja në proçese të tjera. (siç është e sqaruar edhe
tek pika 1). Por sistemi parasimpatik është i rëndësishëm, pasi e rikthen trupin në gjendjen
e duhur dhe të gjitha substancat e tij në nivelin optimal.

Ndjenjat

‘Nuk është mungesa e edukatës ajo që e bën një njeri të gllabërojë një tortë të tërë në orën
3 pas mesnate, është ndjesia se nuk është mjaftueshëm i mirë’, thotë Weaver. Çfarë
ndodh në të vërtetë? Mund të kemi pasur refuzime në punë, incidente të vogla gjatë ditës
të cilat, ndonëse nuk ua vëmë veshin sepse na duken të parëndësishme, kur kthehemi në
shtëpi në mbrëmje na bëjnë të ndjejmë një kaos të brendshëm. Dhe nëse jeni shumë të
dhënë pas ushqimit, nuk do të mund t’i rezistoni frigoriferit pas një dite të tillë.