Efektet pozitive të puthjes

16.01.2016 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Efektet pozitive të puthjes

Puthja, përveçse e këndshme, shkakton efekte të shumta pozitive në shëndetin dhe mirëqenien tonë. Nëse keni pra nevojë për një arsye më tepër që t’i jepni një të puthur partnerit/es tuaj, ja disa shembuj të këtyre efekteve pozitive…

Puthja gjallëron sistemin tonë imunitar…

Studime të shumta shkencore janë bërë për këtë qëllim dhe që të gjitha konfirmojnë të njëjtin përfundim: Të puthësh, është mirë për shëndetin.

Së pari, nga puthja transmetohen me miliona bakterie të mira nëpërmjet pështymës dhe kjo e ndihmon organizmin të luftojë më mirë kundër disa mikrobeve. Studiuesit hollandezë kanë llogaritur afro 80 milionë bakterie të transferuara gjatë një puthjeje prej 10 sekondash. Në përpjekjen për të kuptuar pse njeriu ishte e vetmja specie e gjallë e aftë të puthë me gjuhë, një ekip specialistësh, ka vrojtuar 21 çifte dhe organizmin e tyre respektiv. Sipas rezultateve të tyre, të publikuara në revistën “Microbione”, ky shkëmbim bakteriesh u lejon partnerëve të kenë një sistem imunutar të ngjashëm, pra, të mbrohen kundër të njëjtave lloje sëmundjesh, për të qenë të sigurtë që do të ecni përpara së bashku në jetë! Megjithëse ky përfundim është shkencor, neve na duket edhe romantik…

…dhe zemrën!

Puthja shkakton sekretimin e shumë hormoneve, ndër të tjerave edhe oksitocinës, hormonin kundër stresit. Një nga efektet e shumta të këtij hormoni është ulja e tensionit arterial. Gjithashtu, trupi ynë gjatë puthjes sekreton edhe endorfinën, të ashtuquajtur «hormonin e mirëqenies», duke na ndihmuar të luftojmë stresin, përgjegjës për shumë probleme të zemrës. Ajo gjithashtu lejon uljen e nivelit të kolesterolit, përgjegjës për probleme kardiovaskulare. Një zemër e mbrojtur është premisë për një jetë më të gjatë. Së fundmi, endorfina vepron edhe kundër dhimbjes. Një puthje, pra, është një ilaç natyral kundër dhimbjes, pa efekte dytësore, përveç shtimit të dashurisë për partnerin/en.

Vepron më mirë se një lifting i fytyrës

Dihet se trupi i njeriut është i përbërë nga një numër mbresëlënës muskujsh. Një puthje shkakton lëvizjen e më shumë se 30 prej tyre në gojë, në nofull, gjuhë, qafë, etj.

Nëse praktikon rregullisht puthjen, kjo të lejon të tonifikosh këto zona të fytyrës, pra, të luftosh rrudhat. Pastaj, lëvizja e muskujve shoqërohet edhe me djegien e kalorive!

Sigurisht, nuk mund të krahasohet me një seancë intensive sporti, por disa specialistë, që janë përpjekur të masin efektet e saj, thonë se një puthje e apasionuar mund të jetë po aq efikase sa të vraposh 500 m. Nëse bëhet fjalë për një puthje të thjeshtë, ajo mund të djegë 2-3 kalori në minutë.

Ajo mbron dhëmbët

Sigurisht, këshillohet të lash dhëmbët 2 herë në ditë, apo 3 herë për ata që kanë mundësi, por dijeni se një puthje franceze nuk është pa pasoja në higjienën tonë të gojës.

Në fakt, një puthje shkakton rritje të prodhimit të pështymës, gjë që lejon jo vetëm eliminimin e mbeturinave në dhëmbë pas një vakti (gjë që shkakton pllakën e dhëmbëve), por edhe mbrojtjen e dhëmbëve dhe forcimin e zmaltit të tyre, falë kripërave minerale që ajo përmban. Duke parë gjithë këto efekte pozitive te shëndeti, themi me vete se puthja duhet të shihet si zgjidhje për të luftuar edhe kundër zmadhimit të vrimës së ozonit, në planetin tonë!

Sjell një ekuilibër më të mirë familjar

Efektet pozitive të puthjes nuk janë vetëm fizike. Në fakt, studiues të shkencave shoqërore kanë gjetur një lidhje mes puthjes dhe edukimit të fëmijëve tanë. Sipas zbulimeve të tyre, çiftet që puthen më shpesh (provë dashurie), janë më pak të prirur për të ngritur zërin ndaj fëmijëve, tregohen me të kuptueshëm, i dëgjojnë dhe i inkurajojnë më shumë sesa ata që kanë tensione ndërmjet tyre, pra, që nuk puthen dhe kanë tendencë të bërtasin. Duke jetuar në mes të kësaj energjie pozitive, fëmijët gjejnë gjithashtu një ekuilibër më të mirë të përditshëm.

Lexo me shume: 5 efektet pozitive të puthjes | Sekrete Bukurie http://www.sekretebukurie.com/5-efektet-pozitive-te-puthjes/#ixzz3xOIu7TPz

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)