Shkëmbimi i mesazheve me meshkuj tjerë, përmes celularit apo rrjeteve sociale, i çon ata drejt çmendurisë. Atij nuk i pëlqen që ju të kaloni shumë kohë në botën virtuale dhe t’i keni të gjitha mundësitë e hapura.
Por, pa marrë parasysh se sa vetëbesim ka një mashkull, mjaftojnë disa lëvizje “klasike” të femrave, që e shndërrojnë mashkullin në njeri posesiv dhe xheloz!
Psikologët thonë se pasiguria është një nga shkaqet më të zakonshme të xhelozisë.
Këto janë lëvizjet:
Flirtim me meshkuj tjerë
Të luani me flokë dhe të kafshoni buzët herë pas here, janë vetëm disa nga lëvizjet e njohura të arsenalit joshës të femrave. Flirtimi mund të jetë i padëmshëm, por nëse ndodheni në ndonjë ambient me muzikë me partnerin tuaj dhe keni kontakt me meshkuj tjerë, – ju lutem keni kujdes, pasi atij nuk do ti vijë mirë.
Të qeshni me shakatë e të tjerëve
Nëse diçka është qesharake, ju padyshim se do të qeshni dhe është krejtësisht normale. Ju ndoshta nuk do të vëreni se nga kush transmetohet kjo shaka, – nga mashkull apo femër, ju thjeshtë do të qeshni, mirëpo partneri juaj do të vërejë gjysmë shakanë e zotërinjve! Sidomos nëse ai shpesh përmend se ju e pëlqeni humorin e tij.
Adhurimi i “yjeve” meshkuj
Miqtë tuaj ndoshta kënaqen, kur ju flisni në mënyrë të shfrenuar për ndonjë mashkull të Holivudit, por partneri juaj nuk dëshiron të dëgjojë lëvdata për meshkuj tjerë, pa marrë parasysh se ata jetojnë në anën tjetër të botës.
Përmendja e emrave të kolegëve meshkuj
Partneri dëshiron të dëgjojë nga ju detajet e jetës suaj në punë, por jo ta teproni me përmendje të emrave të tyre si dhe lavdërim të tepruara.
Komunikimi me meshkuj tjerë
Shkëmbimi i mesazheve nëpërmjet rrjetit social apo celularit me meshkuj tjerë, e çon partnerin tuaj deri në çmenduri. Për atë nuk është e këndshme t’i kushtoni kohë të veçantë kontaktit të vazhdueshëm në botën virtual, ku i keni edhe të gjitha mundësitë e hapura.
Miku më i ngushtë i juaji është mashkull
Pa marrë parasysh se marrëdhënia juaj është ideale apo platonike, partneri juaj gjithmonë mund të dyshojë, nëse bëhet fjalë për më tepër se miqësi. Kjo ka ndikim ndoshta edhe nga filmat me tematikë të ngjashme, kur dy shokë të ngushtë në fund e kuptojnë se janë për njëri–tjetrin.
Përkujtimi i momenteve të kaluara me ish-in
Nëse nuk dëshironi, që partneri juaj të ju pyet se a keni ende interesim për ish të dashurin tuaj, mos përmendi momente, që keni kaluar në shoqëri me të. Asnjëherë mos e bëni këtë!
Kur kaloni kohën e lirë pa partnerin
Shkuarja nëpër pushime me miqtë, konkretisht pa partnerin është një shenjë e qartë se nuk ju pëlqen ta kaloni kohën me të, ndërsa me shoqërinë po!
Kur shkoni në festa apo klube nate
Nëse ju shkoni në fetsa apo klube nate me muzikë vetëm me miqtë tuaj apo kolegët e punës, dhe më pas publikoni foto të shfrenuara në profilet tuaja në rrjetet sociale, mbani mend se ai do të ndjehet i përbuzur dhe.. shumë xheloz.
Kur ju punoni jashtë orarit
Orët e vona në punë edhe jashtë orarit të zakonshëm, paraqesin një xhelozi universale për dy gjinitë. Besoj është më se e qartë, apo jo?