Këshilla rreth pozitës të cilën nuk guxojn të ulen bebet e juaja

E publikuar: 11/01/2016 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë fëmijë kur luajnë në dysheme gjejnë pozicion të rehatshëm të qëndrimit me këmbën e përthyera pas dhe pesha e trupit bie mbi gjunjë, ose ndryshe quhet pozicioni “W” .

Ekspertët dolën në përfundimin se ky qëndrim ishte i keq për fëmijët. Sipas shumicës dërrmuese të terapistëve fizike, ka disa arsye kryesore pse ky qëndrim nuk duhet lejuar tek fëmijët; Ky qëndrim ndalon një bazë më të gjerë të mbështetjes, për shkak se ata nuk angazhojnë muskujt e barkut ose muskujt mbrapa në këtë pozicion. Por qëndrimi i tillë shkakton ngushtësi të muskujve, sidomos në këmbë dhe legen, por edhe në gjunjë dhe në kofshë.

Qëndrimi “W” përkeqëson problemet neurologjike të tilla si, ton të ulët të muskujve, që do të thotë kur fëmijët nuk përdorin në mënyrë aktive muskujt e tyre, muskujt janë të butë dhe do të kenë vështirësi në mbajtjen e trupit drejt. Shumica e terapistëve janë dakord se qëndrimi i zgjatur në pozicionin “W” gjatë fëmijërisë mund të çojë në një zhvillim të vonuar në aftësitë motorike bruto si koordinim dhe ekuilibër

Çfarë mund të bëhet? E pra, rekomandimi disi alarmant është për të ndaluar menjëherë që ta bëjnë këtë – sa herë që ju të shihni fëmijën tuaj në pozicionin “W”, duhet t’i lëvizni këmbët e tyre në një pozitë të përshtatshme (nëse ata janë shumë të vegjël për të kuptuar) ose u tregoni atyre që ta bëjnë vetë këtë. Nuk mund të pretendojmë se duke e ruajtur nga ky qëndrim ne do shmangim problemet ortopedike, sepse ky nuk është shkaku i vetëm, por ajo që dihet është se fëmijët të cilët ulen në formë “W” shpesh kanë probleme ortopedike dhe ngushtësi të muskujve.