Të kesh flokë të bukur e të shëndetshëm nuk është vetëm “fat” si e quajnë disa, por është në dorën tuaj. Shumë vajza abuzojnë me flokët duke i “shkatërruar” me dorën e tyre. Përdorimi i tepruar i produkteve me kimikate, apo i pajisjeve të nxehta si pjastra apo masha dëmtojnë në një formë apo tjetër flokët tuaj.
Përdorimi i produkteve ushqyese për flokun tuaj, natyraliteti dhe kujdesi maksimal gjithnjë do bëjnë, që ju të keni flokët që do të dëshironit. Por s’duhet të lëmë pa përmendur dhe maskat. Mjaft efikase janë dhe ato të bëra në kushte shtëpie, e njëra prej tyre mjaft e njohur është maska me vezë e vaj ulliri. Vaji i ullirit depërton thellë në rrënjën e flokëve dhe i bën ata më të forta.
E verdha e vezës është e pasur me vlera ushqyese e ky kombinim është shumë i efektshëm. Ajo që duhet të bëni është ngrohni dy lugë vaj ulliri dhe të shtoni një të verdhë veze duke e përzier deri sa të krojohet një masë e njëtrajtshme. Lyeni flokët në mënyrë të barabartë dhe mbajeni për dy orë. Pastaj lani normalisht flokët me shampo. Sigurohuni që të këni lyer mirë dhe rrënjët e flokëve pasi është shumë e rëndësishme. Përsëriteni këtë maskë dy herë në javë dhe do t’i shihni mjaft shpejt rezultatet.