Mr.sc. Islam Krasniqi
Viti që lamë pas ishte një vit përplot me sfida të renda, vit të cilin e përcollën plot probleme që nga fillimi deri në mbarim. Pse po përsëritën gjithmonë probleme të njëjta, ku shteti 6 muaj funksionon dhe gjashtë muaj shkatërron, në interes të kujt po shkojnë këto fushata kriminale, të atyre që ndërgjegjja e tyre është zero, të atyre që marrin nga 5 paga mujore apo atyre që për shkak të kushteve të mjerueshme kanë humbur edhe shpresat për të jetuar në këtë vend.
Viti 2014 ishte një sfidë shumë e madhe ku për disa muaj me radhe blloku i krijuar “VLAN” i bllokoi institucionet e vendit, e njëjta gjë ndodhi edhe ne vitin 2015, ku marrëveshja për Asociacionin dhe Demarkacionin paralizoi punën e qeveris për disa muaj radhazi, ku kjo paralizë pritej që të vazhdoi serish edhe gjatë këtij vitit të ri, ku politikanet tanë nga inatet personale nuk mund të ja zgjatin dorën njëri tjetrit që ti përafrojnë qëllimet e veta dhe të punojnë të gjithë së bashku për të rregulluar mirëqenien sociale këtij populli i cili është buzë shkatërrimit nga keqqeverisjet nga politikat e pa koordinuara pozitë dhe opozitë.
Zhvillimi i vendit ka ngecur, jo vetëm nga përfaqësuesit e popullit por edhe nga bashkësia ndërkombëtare e cila po mundohet të na futë në birën e minit, me politikat e saj multi diskriminuese, vetëm e vetëm që të bëjë qefin e të tjerëve apo për interesa personale.
Në çdo vend, në çdo institucion BE-është prezentë, individualisht apo në menyë të tërthortë përmes agjentëve të vetë dukë bërë presion në çdo vendim dhe në anën tjetër tërë përgjegjësin e hedhë mbi institucionet tona.
Institucionet tona dhe ato ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë, nuk kanë planë program për zhvillimin dhe riaktivizimin e fabrikave që janë privatizuar nga AKP-ja, as për zhvillimin e vendit për të zbutur papunësinë e cila është rreth 80%, por janë aktivizuar për krijimin e Zajednicës dhe përmirësimin e kushteve të minoritetit dhe rregullimin e kushteve që të serb nga Serbia të cilët janë pa vend banim .