Justin Bieber me një tjetër të dashur, modelen Hailey Baldwin

E publikuar: 06/01/2016 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë qenë gjithmonë shumë afër njëri-tjetrit duke ngjalluar edhe thashetheme për një lidhje të mundshme mes tyre. Tani çifti ka konfirmuar se janë të lidhur dhe këtë e kanë treguar vërtetuar edhe me një puthje që kanë shkëmbyer mbrëmjen e Vitit të Ri, në pistën e vallëzimit.

 

justin

Këngëtari 21-vjeçar ka shpërndarë edhe një foto me 19-vjeçaren Hailey, e cila kishte veshur një palë pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë të shkurtër të bardhë.

Ylli i muzikës pop dhe modelja duket se nuk e kanë shumë problem për thashethemet dhe shfaqen mjaft të lumtur sëbashku. Justin herë pas herë ka qenë pjesë e mediave rozë, për shkak të marrëdhënieve të tij me femrat.