Shtatzënia dhe ndikimi i festatave

01.01.2016 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shtatzënia dhe ndikimi i festatave

Është sezoni e festave dhe argëtimeve, por nëse jeni shtatzënë do të ju duhet që ti shmangeni disa gjërave në mënyrën e të jetuarit deri tani…duhet ti baraspeshoni shujtat, ti shmangni pijet e ndaluara dhe argëtimet e vona të mbrëmjeve. Poashtu, duhet shmangur pazaret e lodhshme festive, le ti bëjë këto dikush tjetër për ju.

Aktiviteti fizik
Aktiviteti i matur fizik ndihmon në kontrollimin e apetitit, poashtu zvogëlon stresin dhe brengat. Për këtë, nëse ua lejon gjendja shëndetsore, ushtroni ushtrime të veçanta për shtatzëna dhe shëtituni edhe në kohë të ftohtë dhe në ajër të freskët (por kujdes – vishuni mirë!).

Shmangni stresin
Disponimi në periudhë festive mund të ju marrë. Filloni me pregatitjet për vitin e ri dhe si përfundim jeni nën stres. Lodhja e tepërt nuk është e shëndetshme as për ju e as për foshnjen tuaj. Organizohuni me të afërt tuaj në mënyrë që të ju ndihmojnë.

Argëtimi i vitit të ri
Sigurisht do të jeni të ftuara në ndonjë aheng. Nëse ende jeni në fillim të shtatzënisë dhe nuk e keni bërë publik lajmin e gëzuar, do të ju duhet të sajoni ndonjë gjë, vetëm për të ju shmangur alkoholit. Nëse të gjithë e dinë që jeni shtatzënë, pregatituni në atmosferë relaksuese për tu përgjigjur në pyetjet e ndryshme që do të ju bëjnë në lidhje me amësinë dhe shtatzëninë.

Mos hani në orët e vona të mbrëmjes
Në mënyrë që ta shmangni ngarkesën në lukth, shmangni ushqimin në orët e vona të mbrëmjes dhe mos shkoni të fleni me barkun plot. Nëse ju mundon acidi, disa orë para se të fleni mos hani, ndërsa preferohet që të fleni në anën e majtë me jastekë të vënë në mes të këmbëve.

Zbukurohuni
Natyrisht që për festat e vitit të ri, dëshironi që të dukeni bukur. Blejini vetes rrobe për qefi. Shkoni në ndonjë sallon bukurie që ti rregulloni flokët. Gjithsesi mund të pyesni nëse mund ti ngjyrosni flokët. Ekspertët thonë që nuk ka kurrfarë faktesh që ngjyrosja e flokëve është e dëmshme për shtatzëninë. Por, më së miri shmangni ngjyrosjen në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Ushqimi i ndaluar
Shtatzënat nuk duhet të konsumojnë ushqime nga mishi i freskët apo gjysmë i zier, djathërat apo vezët të papërpunuara mjaftueshëm termikisht, djathërat me myk fisnik, qumështi i papasterizuar. Tepricat e ushqimit të festave më mirë ndajini shokëve apo fusni në akull në mënyrë që të mos ndjeni nevojë për ti ngrënë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)