Gashi: Me ligjin e ri për konfliktin e interesit Beqirin e Grabovcin mund t’i çojmë në burg

07.12.2015 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gashi: Me ligjin e ri për konfliktin e interesit Beqirin e Grabovcin mund t’i çojmë në burg

Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane ka shqyrtuar Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, megjithëse nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat apo të gjitha vërejtjet të cilat janë adresuar në Raportin e Progresit.

Deputetët me ironi theksuan se kolegët e tyre, koordinatorët e grupeve parlamentare Ismet Beqiri dhe Adem Grabovci, në bazë të nenit 6 të këtij projektligji, duhet të shkojnë në burg për ndikim të drejtpërdrejtë për të votuar e marrë vendime konkrete deputetët.

Kryetarja e Komisionit Teuta Sahatqija, tha se disa çështje të Projektligjit për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik nuk ishin të rregulluara me legjislacionin e BE-së. Sipas saj, tanimë nuk janë në kundërshtim me këto specifika të BE-së.

“Çështjet e rregulluara dhe të adresuara në Projektligjin për ndryshimin plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik nuk janë të rregulluara në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së. Legjislacioni i BE-së në këtë fushë përmban disa akte juridike”, tha Sahatqija.

Deputeti Arben Gashi, duke lexuar amendamentin numër 6 të këtij projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, tha se kryetarët e Grupeve parlamentare për ndikim tek deputetët për marrjen e vendimeve duhet të japin përgjegjësi. Me mendimin e deputetit Gashi janë pajtuar të gjithë anëtarët e këtij Komisioni, përcjell kp.

“Edhe pse amendamenti nr. 6 është në kundërshtim me praktikën e ligjvënies, po më pëlqen, sepse Ismet Beqirin dhe Adem Grabovcin direkt në burg po i dërguaka, sepse te neni 4 i ligjit bazik ‘zyrtari i lartë publik, deputeti i Kuvendit, si dhe të gjithë personat të zgjedhur apo të emëruar nga Kuvendi…’ dhe nëse ndaj zyrtarit të lartë apo ndaj deputeti lidhur me ushtrimin e funksionit publik ushtrohet ndikim i drejtpërdrejt apo i tërthortë haptas apo në mënyrë anonime për të votuar merr vendim konkret… Pra kur doni Ismetin dhe Adem Grabovcin i dërgojmë në burg”, tha Gashi.

Anëtarja tjetër e Komisionit Vjosa Osmani tha se ky projektligj ka rëndësi të madhe për faktin se është në pakon e liberalizimit të vizave. Ajo tha se nga përgjegjësitë të cilat dalin nga projektligji përjashtohen këshilltarët politikë.

“Te neni tre dhe neni 4 katër, sa po e shoh, i përjashtojnë nga obligimet që dalin nga ky ligj këshilltarët, sepse thotë se në këtë kategori nuk hyjnë personat apo nëpunësit e emëruar ose zgjedhur nga zyrtarët e lartë e që janë të punësuar në kabinetet e zyrtarëve të lartë publik”, ka thënë ajo.

Anëtarët e Komisionit kanë miratuar me shumicë votash edhe Projektligjin për themelimin e fondit kosovar për garanci kreditore, si dhe ka shqyrtuar Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Po ashtu është miratuar edhe Projektligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit