I thonë se i ka vetëm 30 minuta jetë, por kur doktorët zbulojnë çfarë ka në trurin e tij … (VIDEO)

E publikuar: 09/11/2015 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I thonë se ka vetëm 30 minuta për të jetuar kur doktorët e zbuluan një krimb të gjallë brenda kokës së tij.

Luis Ortiz ka qenë duke përjetuar dhimbje të tmerrshme koke por i ka injoruar ato derisa i ka rënë të fikët nga ‘dhimbja më e madhe e kokës’ në jetën e tij, transmeton lajmi.net.

Studenti 26 vjeçar nga Kalifornia menjëherë ishte dërguar për mjekim në spital.

Doktorët menjëherë filluan ta skanojnë atë derisa e gjetën burimin e kësaj dhimbje të tmerrshme.

Luis e kishte një krimb të gjallë që jetonte në trurin e tij.

Këtij djaloshi i kishin thënë se ka vetëm 30 minuta kohë për të jetuar.

Luis pastaj ishte futur urgjentisht në sallën për të bërë operim të trurit, për ta hjekur parazitin nga koka e tij.

Neurokirurgu Dr. Soren Singel, e kishte kryer të gjithë procedurën e komplikuar.

Ai kishte thënë: “Ishte vetëm çështje kohe”, dhe që Luis ishte me fat që nuk ka pritur më gjatë për të shkuar në spital.

Diagram of tapeworm ingestion

Për ta kryer këtë operim, Luis e kishin futur në komë.

Pastaj i kishin futur një kamerë në kokën e tij, e cila i kishte drejtuar doktorët ta zbulonin qeskën me larva nga krimbi brenda trurit të tij.

“Doktori e kishte hequr atë nga truri im dhe kishte thënë se ende ishte duke lëvizur. Sa janë mundësitë që unë do ta kisha pasur një parazit në kokën time?”, thotë Luis.

Ende nuk dihet sigurt se si ai krimb ishte futur në trurin e Luis, por supozohet që ka ngrënë derr të infektuar, lloj tjetër të mishit apo peshk.

Luis pastaj është liruar nga spitali por ende ka nevojë për shërim.

Ai thotë: “Kujtesa ime është si një punë e pa kompletuar, përmirësohet çdo herë që shkoj në terapi”. /Lajmi.net