Një nënë mbeti pa fjalë, kur berberi ku dërgoi djalin, u ul përtokë për ta qethur.
Britanikja Denine Davies, 34 vjeç, tha se kishte eksperienca të këqija nga berberhanet, pasi djali i saj, Mason, nuk pranon të ulet në karrigen e berberit.
Ai vuan nga autizmi.
Megjithatë James Williams, 26 vjeç, dukej një tip i mirë me fëmijët dhe arriti ta qethë ashtu, të shtrirë përtokë.
Fotot e këtij momenti kanë prekur njerëzit në rrjet.