Një grua tha se bebja e saj zbuloi se ajo ishte në fazën e tretë të kancerit të gjirit.
Amerikania Shakti Dalal tha se e bija, Layla, refuzonte që të pinte nga njëri gji.
Pas analizave, 39-vjeçarja zbuloi se kishte kancer.
Dy vite pas ndërhyrjeve, ajo tani është shëruar plotësisht.
Mjekët thonë se Layla mund të ketë ndjerë ndryshimin në shijen e qumështit, pasi qelizat kanë ndikuar tek qumështi i nënës.