Lum si na për ta!

E publikuar: 27/10/2015 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në nji shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka reague ndaj nënshkrimit të MSA’s.

Krasniqi i akuzon partitë në pushtet për mashtrime, tue thane se po tregojnë përralla që kinse po trajtohemi si shtetet e tjera.

Ma poshtë mundeni me lexue shkrimin e plotë të Krasniqit, i cili ka përdorë edhe fjalë të urta të gazetarit George Orwell.

LUM SI NA PËR TA!

“Gjuha politike është e tillë që t’i bëjë gënjeshtrat të tingëllojnë si të vërteta dhe vrasjen si të respektueshme” (G. O). Unë e besoj ketë, duke u nisur nga mashtrimi që mashtruesit po thonë: njëri: ”Kjo është dita më e madhe historike pas pavarësisë”?! E tjetri: “Kosova po ecën përpara”?! Kosova po ecën, për ku, nuk po guxoj ta them! Kush po i thonë këto gjëra të bëjnë për të mos besuar, bile për të dyshuar dhe shumë bile! Qofsha i gabuar!

“Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar” (G.O). Nëse mashtrimi është universal, pse ky mashtrim te ne mos të jetë sui generis, ashtu siç është MSA-ja e Isahashimit?! Po na thonë përralla pozitarët: “Po trajtohemi si shtetet tjera”?! Kjo është rrena e ditës!

“Liria është e drejta për t’u thënë të tjerëve atë që nuk duan ta dëgjojnë”(G.O). Nuk ka më asnjë dyshim: njerëzit i vret e vërteta,e vërteta krijon armiq, prandaj shpresat njerëzit i varin në mashtrimin e madh. Fiton pushtet me lehtësi ai që mashtron më shumë! Se paku kjo po i ndodh Sui Generisit tonë?!

“Çdo brez e imagjinon veten si më inteligjent se paraardhësi dhe më i mençur se pasardhësi” )G. O). Kjo u shkon përshtati qeveritarëve tanë. Te cilët bota nuk i ka. “Lum” si na për ta! Për mashtruesit në krye te institucioneve te shtetit/! Pasi shtetin (R. K) na e bënë rajon?! Edhe ketë po na shesin si fitore! Pse jo, pasi po hamë gjithçka! që na servirë politika jonë!

“Lufta është paqe; liria është skllavëri; injoranca është forcë” (G.O). Pjesa e parë është flori, por skllavëria dhe injoranca na janë bërë përditshmëri e dhimbshme!

Me falni që u shërbeva me fjalët e urta të George Orwell-it”.