Tradhtia mund të jetë mjaft e dhimbshme. Kur e kuptoni që partneri ju ka tradhtuar, ndjenjat e nervozes dhe tronditjes fillojnë të shfaqen shumë shpejtë
Sigurisht, tradhtia nuk është gjë e mirë, por të dish çfarë të bësh në këtë rast është shumë e rëndësishme.
Ndoshta, pika fillestare është të fokusoheni në atë çfarë ju ka bërë të dyshoni. A keni ‘fakte’ rreth dyshimeve tuaja? A ju ka thënë dikush diçka për partnerin tuaj? Apo partneri juaj ka filluar të sillet ndryshe dhe më ftohtë me ju?
Ose ndoshta keni vërejtur se ai/ajo ka filluar të flasë shumë rreth një personi specifik, qoftë shok/shoqe apo koleg/kolege e punës. Ndoshta ju keni filluar të brengoseni pasi keni parë se ata kontaktojnë shumë në internet apo keni zbuluar mesazhe të pazakonshme.
Të gjitha këto ose disa prej tyre kanë gjasë që t’i bëjnë njerëzit panik. Shpesh, frika se mos po ju tradhton partneri rritet kur keni probleme të tjera.
Por, çfarë të bëni nëse dyshoni se diçka po ‘përzien’ partneri juaj? Së pari, provoni që të qartësoni atë për çfarë dyshoni. Është seks, lidhje emocionale, marrëdhënie virtuale apo thjeshtë një shoqëri? Mos mendoni menjëherë të keqen, pa gjetur fakte të mjaftueshme rreth partnerit tuaj.
Përderisa është mirë të flisni, kujdesuni që të mos u tregoni miqve dhe familjes rreth dyshimeve tuaja. Mbani në mend, sa më shumë njerëz që përfshihen në këtë, aq më e komplikuar do të bëhet dhe do të jetë më e vështirë për ju që të mendoni për atë se çfarë duhet të bëni.
T’i tregoni ndonjë miku besnik apo një anëtari të familjes mund të jetë e dobishme për t’ju ndihmuar, por jo të tjerëve.
Gjëja e dytë që duhet të bëni është që ta diskutoni këtë me partnerin tuaj. Shpesh njerëzit kalojnë vite në marrëdhënie duke dyshuar, pa treguar fare për këtë. Ndoshta frikësoheni se partneri do t’i konfirmojë dyshimet tuaja, por është më mirë që të diskutoni rreth kësaj.
Në fund, nëse vendosni që ta diskutoni këtë çështje me partnerin, zgjidheni kohën e duhur. Mos e diskutoni këtë nëse keni ndonjë problem tjetër apo nëse njëri nga ju ka për të dalë. Gjejeni kohën e duhur kur nuk mund të pengoheni. Më e rëndësishmja, provoni dhe qëndroni të qetë dhe tregoni saktë partnerit tuaj për çfarë jeni duke u brengosur.
Jepi partnerit shansin që të shpjegohet, por përgatituni për përgjigjen. Sidoqoftë, edhe nëse kërkoni informacione, nëse partneri është me të vërtetë duke iu tradhtuar, nuk është se do të ju jap shumë informacione. Ata mund ta mohojnë atë menjëherë, apo të ju thonë se “është vetëm një mik/e”.
Kështu që, lajmi i mirë është se shumica e marrëdhënieve ‘shërohen’ pas dyshimeve apo konfirmimeve për ndonjë aferë. Pavarësisht dhimbjes dhe ankthit, disa çifte thonë se afera ju ka dhënë atyre një mundësi për t’i ekzaminuar të gjitha llojet e problemeve në marrëdhënie dhe i ka bërë që të ndjehen më të fuqishëm.