Lajmet

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

12.10.2026 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

“Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë, jo për ligjet që i miratojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit. Askush nuk dëshiron t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, duam që procesi të kthehet në binarë të drejtë, të garantohet një gjykim i drejtë dhe të respektohen të drejtat themelore të njeriut”, shkroi ajo në Facebook.

“Gjykatën Speciale e kemi themeluar për ta hequr një njollë të zezë nga historia jonë, atë të pretendimeve për trafikim të organeve që burojnë nga raporti i Dick Marty-t, e jo për t’ia sjellë Kosovës një njollë të re, atë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, duke vënë në pikëpyetje karakterin çlirimtar të luftës sonë.”

Statusi i plotë i Çitakut

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë, jo për ligjet që i miratojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit.

Askush nuk dëshiron t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, duam që procesi të kthehet në binarë të drejtë, të garantohet një gjykim i drejtë dhe të respektohen të drejtat themelore të njeriut.

Gjykatën Speciale e kemi themeluar për ta hequr një njollë të zezë nga historia jonë, atë të pretendimeve për trafikim të organeve që burojnë nga raporti i Dick Marty-t, e jo për t’ia sjellë Kosovës një njollë të re, atë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, duke vënë në pikëpyetje karakterin çlirimtar të luftës sonë.

Kosova nuk po shkel asnjë nga detyrimet që ka marrë përsipër në raport me Bashkimin Evropian. Gjykata Speciale nuk do të mbyllet. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë dhe të ushtrojë mandatin e saj. Debati për ndryshimet ligjore nuk nënkupton shmangie nga drejtësia, por synon që procesi të zhvillohet në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë proces janë dokumentuar edhe nga The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC). Këto shqetësime meritojnë vëmendje serioze dhe trajtim të drejtë.

Vetë Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në vendimin KSC-CC-2022, paragrafin 83, ka trajtuar të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit.

Po ashtu, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosovës i takon të vendosë për ndryshimet ligjore. Për këtë arsye, qëndrimi i komisioneres Marta Kos ngre pikëpyetje për koherencën e qëndrimeve brenda vetë Komisionit Evropian.

Kuvendi i Kosovës ka të drejtë dhe përgjegjësi ta ushtrojë mandatin e tij kushtetues e ligjor. Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe kanë detyrim të veprojnë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, të së vërtetës dhe të drejtësisë.

NATO dhe Bashkimi Evropian kanë qenë aleatë të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Këtë partneritet e vlerësojmë thellësisht dhe besojmë se dialogu, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë janë rruga përpara.

Kuvendi i Kosovës i ka dyert e hapura. Jemi kurdo të gatshëm të ulemi, të bisedojmë dhe të eliminojmë çdo keqkuptim. Jam e bindur se, me mendje të hapur dhe qasje konstruktive, duke pasur si qëllim të përbashkët drejtësinë, do t’i tejkalojmë të gjitha keqkuptimet dhe në fund do të gjejmë pajtim.

Ne nuk kërkojmë privilegj dhe as shmangie nga drejtësia. Kërkojmë drejtësi të vërtetë, respektim të të drejtave të njeriut dhe një proces që nuk e cenon të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare.

Drejtësia dhe partneriteti me aleatët tanë nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, drejtësia është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vrasja e trefishtë në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle të shtuara në shkolla

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle të shtuara në shkolla

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin në Bondsteel

Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin në Bondsteel

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, fokusi në siguri dhe teknologji

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, fokusi në siguri dhe teknologji

Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik