Rrahet pasi e refuzon

E publikuar: 18/03/2015 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Rajonale e Prizrenit ka arrestuar sot një person, pasiqë i njëjti në mbrëmjen e së martes e ka rrahur një vajzë e cila është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në spitalin e këtij qytetit për shkak të lëndimeve trupore.

Sipas policisë, i dyshuari, Pal. Sh. e kishte rrahur vajzën me grushte duke i shkaktuar mavijosje te dukshme në regjionin e syve, hundës, buzëve, qafë dhe kokë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ish “Ben-Af” dhe se motivi i këtij zemërimi thuhet të jetë refuzimi i vajzës për të krijuar lidhje dashurie me të dyshuarin. Ky i fundit kishte ikur nga vendi i ngjarjes për t`u arrestuar sot.

Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.