Doli në treg laptopi i parë i Microsoft

E publikuar: 26/10/2015 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shënojeni këtë ditë zonja dhe zotërinj. Sot është dita e parë kur ju mund të blini një laptop të krijuar tërësisht nga Microsoft. Laptopi i ri shitet nga dyqani në internet i Microsoft dhe tek Amazon.

Deri tani ju mund të keni blerë kompjuterë Windows të krijuar nga kompani si Samsung, HP, Dell ose Lenovo. Këtë herë, i gjithë softueri dhe hardueri është krijuar nga Microsoft.

Deri tani opinionet në lidhje me Surface Book kanë qenë pozitive, ku pjesa më e madhe e opinionistëve vlerësojnë ekranin, tastierën, jetëgjatësinë e baterisë dhe aftësinë për t’u ndarë nga tastiera dhe për t’u kthyer në tablet.

Tastiera përmban një bateri ekstra si dhe një procesor tjetër për modelet e veçanta të Surface Book, të cilat janë projektuar për lojëra apo për editimin e videove.