Aksionet e BlackBerry rriten me 12% pas shitjeve rekord të softuerit

E publikuar: 29/09/2017 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Transformimi i BlackBerry nga një prodhues telefonësh inteligjentë në një firmë softueri vijon ashtu siç ekzekutivi i kompanisë shpresonte ndërsa ish marka ikonike e telefonëve raportoi rritje të ardhurash dhe fitimi.

Mesa duket ky transformim po funksionon dhe këtë e dëshmon rritja e fitimeve dhe si rezultat e vlerës së aksioneve me 12%

Kompania e famshme për telefonët me tastierë fizike e cila në 2010-ën kishte 1/3 e tregut Amerikan të telefonëve inteligjentë, pothuajse u eliminua nga tregu nga iPhone.

Në 2016-ën, pjesa e tregut e BlackBerry ishte vetëm 1%. Shitjet rekord të softuerit janë shkaku kryesor i rritjes së fitimi duke shtuar besimin e investitorëve tek strategjia e re.

Gjatë këtij viti aksionet e BlackBerry kanë rënë me 50%. Kompania postoi 19 milion dollar fitim pas një humbjeje 372 milion dollar vitin e kaluar.

Javën e kaluar kompania Kanadeze filloi një bashkëpunim të ri me Delphi Automotive për zhvillimin e një sistemi operativ për makinat autonome.

Shefi ekzekutiv John Chen tha analistëve të Enjten se priste që BlackBerry të fitojë mes 5 deri në 25 dollar për makinë ndërsa shtrin aktivitetin e tij në këtë sektor.

Sipas Chen, BlackBerry është lider në informacionin dhe softuerët e makinave me sistem vetëdrejtimi. Shumica e të ardhurave të BlackBerry vinë nga menaxhimi i sistemeve telefonike të bizneseve. /PCWorld Albanian