​Kryetari Imri Ahmeti nderon dëshmorët

E publikuar: 14/06/2020 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lipjani ka shënuar sot 14 Qershorin, Ditën e Dëshmorëve të Komunës pa aktivitete sikurse herëve tjera.

Kjo shkaku i gjendjes me pandemi koronavirus në vendin tonë. E në pamundësi të organizimit të akademisë përkujtimore, kryetari Imri Ahmeti ka bërë homazhe për të nderuar jetën e veprën e gjithë dëshmorëve e martirëve që dhanë jetën për liri, transmeton FrontOnline.

“Nderimi për dëshmorët e martirët është vlerë e përkushtim për reflektim që të ndërtojmë të ardhme prosperuese. Lavdi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.