Zyrtare: Roma shet një lojtar (Foto)

E publikuar: 01/07/2017 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka konfirmuar shitjen e Leandro Paredes te klubi rus Zenit St. Petersburg.

Roma gjithashtu ka konfirmuar se për shërbimet e tij Zeniti ka paguar 23 milionë euro, me mundësi të rritjes edhe për katër milionë të tjera.

“Klubi mund të konfirmojë se kemi arritur marrëveshje me klubin rus Zenit St. Petersburg për transferimin e mesfushorit Leandro Paredes”, thuhet në konfirmimin e klubit të Romës.

Ai kishte bërë 54 paraqitje në fanellën e Romës, ndërsa ka shënuar katër gola. /Express/