Zyrtare: Piatek lojtar i Milanit

E publikuar: 24/01/2019 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AC Milan e ka konfirmuar marrëveshjen për Krzysztof Piatekun që vjen nga Genoa.

Polaku ka nënshkruar kontratë me klubin Milanit deri në qershor të vitit 2023.

I lindur me 1 korrik të vitit 1995, Krzysztof Piatek e ka nisur karrierën te Leichia Dzierżoniow.

Ai në vitin 2013 ai ka nënshkruar me Zagłębie Lubin ku kishte 72 ndeshje dhe kishte shënuar 15 gola, para se të kalojë te KS Krakov në vitin 2016, ku shënoi 32 gola në 63 ndeshjet.

Shpërthimi i tij ndodhi te Genoa ku në 21 ndeshje (19 në kampionat dhe 2 në Kupën e Italisë) shënoi 19 gola (13 në Serie A dhe 6 në Kupë).

Konferenca e prezantimit të Piatek do të mbahet nga ora 13:00 në Milanello.

Pas konferencës, Krzysztof do ta mbajë stërvitjen e parë me grupin nga ora 15:30.

Milani nuk i ka konfirmuar shifrat, por flitet se për lojtarin janë paguar 35 milionë euro. /Telegrafi/