Qazim Laçi realizon supergol në Turqi

E publikuar: 13/04/2026 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i Shqipërisë, Qazim Laçi ka realizuar tjetër gol në Superligën e Turqisë.

Ai të hënën shënoi golin e parë në fitoren 2:1 të Rizesporit kundër Gaziantepit.

Laçi shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 79-të, ndërsa ndeshja e xhiros së 29-të përfundoi 2:1 në të mirë të vendësve.

Për mesfushorin 30-vjeçar është goli i gjashtë, ndërsa ka edhe tetë asistime.

Klikoni këtu për VIDEO