Zyrtare: Finalja e madhe më 21 maj

E publikuar: 04/03/2016 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Italiane e Futbollit ka komunikuar zyrtarish se finalja e madhe e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 21 maj, transmeton Infosot.

Ndeshja që pritet të jetë interesante, do të zhvillohet në mes të dy gjigantëve italianë Milan dhe Juventus.

Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet në Stadiumin Olimpico të Romës.