Zyrtare: Ashley Cole bashkohet me Lampardin, transferohet te Derdy County

E publikuar: 21/01/2019 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i njohur anglez, Ashley Cole është transferuar te skuadra Derby County në Championshipin anglez.

38-vjeçari Cole, i cili ka 107 paraqitje me Kombëtaren e Anglisë ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të transferohet një nivel më të ulët të garave.

Pas shumë viteve të kaluara dhe 682 paraqitjeve në klubet si Arsenal, Crystal Palace, Chelsea, Roma dhe La Galaxy, Cole është transferuar në Derby County.

Te skaudra nga Championship, Cole do të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij shumëvjeçar te Chelsea dhe te Anglia, Frank Lampard, i cili është trajner i skuadrës angleze.

Cola vjen te Derby County si agjent i lirë dhe do të synojë t’i ndihmojë skuadrës të ngjitet në Ligën Premier.

Me transferimin e tij është ndarë shumë i kënaqur Lampard, i cili njeh mirë aftësitë e ish-bashkëlojtarit të tij.

“Jam i lumtur që kemi siguruar shërbimet e Ashley deri në fund të sezonit. Ai është lojtar fantastik, mbrojtësi majtë kualitativ dhe do të sjell shumë eksperiencë në dhomat e veshjeve”.

“E njoh mirë atë nga koha e kaluar së bashku te Chelsea dhe Anglia, dhe e di se do të ketë ndikim të madh te grupi i lojtarëve”.

Cole gjatë karrierës së tij ka fituar tre tituj të Ligës Premier, shtatë Kupa FA, një EFL Kupë, një Ligë të Kampionëve dhe një Ligë të Evropës. /Telegrafi/