Yang Jiechi: Bashkëjetesa e bashkëpunimi, zgjedhja e vetme e duhur për marrëdhëniet Kinë-Japoni

E publikuar: 18/08/2022 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina dhe Japonia duhet të këmbëngulin në bindjet e tyre, të shmangin ndërhyrjet e brendshme e të jashtme dhe të punojnë së bashku për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe, theksoi të mërkurën drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK – se Yang Jiechi.

Gjatë bashkëkryesimit të dialogut të nëntë politik të nivelit të lartë Kinë-Japoni në qytetin kinez Tianjin me Takeo Akiba-n, sekretar i përgjithshëm i Sekretariatit të Sigurisë Kombëtare të Japonisë, Yang vuri në dukje gjithashtu që historia e shkëmbimeve kino-japoneze dhe 50-vjetori i normalizimit të marrëdhënieve diplomatike tanë treguar se bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi miqësor janë e vetmja zgjedhje e duhur për marrëdhëniet mes të dyja palëve.
Diplomati i lartë kinez trajtoi edhe çështjen e Tajvanit, duke thënë se Tajvani është pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës. Çështja e Tajvanit, theksoi ai, qëndron në themelin politik të marrëdhënieve kino-japoneze dhe në besimin e ndërsjellë midis dy vendeve.
Japonia duhet të fokusohet në interesat themelore dhe afatgjata të të dy vendeve e popujve të tyre, të formojë një perceptim të drejtë për Kinën, të ndjekë një politikë pozitive, pragmatike e racionale ndaj Kinës dhe të mbështesë drejtimin e duhur të zhvillimit paqësor, vuri në dukje Yang Jiechi