Vrau policin dy ditë më parë – Momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet (VIDEO)

E publikuar: 16/05/2024 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Report Tv siguron videon e momentit kur Azgani Mërnica hipën në makinë për tu vetëdorëzuar.

Në video i riu duket i qetë, madje në fytyrë 23 vjeçari ka dhe një të qeshur. Familjarët përcjellin vrasësin e dyshuar të policit si një hero.

Baba dhe daja i tij kanë ndihmuar të vetëdorëzohet. Ndërsa një grua dëgjohet të thotë “Zotin para”.