Nis aktiviteti i shkëmbimit të videove mes të rinjve të Kinës dhe EQL-së “Rinia shumëngyrëshe”

E publikuar: 10/09/2022 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisi zyrtarisht më 9 shtator aktiviteti i shkëmbimit të videove mes të rinjve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) “Rinia shumëngjyrëshe”. Ai synon të mbledhë video origjinale nga të rinj kinezë dhe të huaj, duke krijuar një platformë ku moshatarët mund të ndajnë përvojat rinore, me shpresën për të forcuar lidhjet mes tyre.

Viti 2022 shënon 10-vjetorin e nisjes së mekanizmit të bashkëpunimit të Kinës dhe Vendeve të EQL-së. Gjatë kësaj dekade Kina dhe vendet e EQL-së kanë krijuar një kuadër të gjërë bashkëpunimi në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore, arsimore, etj., të drejtuar nga mekanizmi i takimit të liderave. Pikërisht ky model është shndërruar në një shembull për bashkëpunimin ndërrajonal.

Shkëmbimet njerëzore janë një urë e rëndësishme për të nxitur mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë mes njerëzve. Nga shtatori deri në nëntor, do të mbahet në internet aktiviteti “Rinia shumëngjyrëshe”. Videot më të preferuara mund të publikohen në platformën e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) si dhe në mediat e vendeve të EQL-së. Krijuesit më të shquar do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetet e mëvonshme.

Aktiviteti organizohet nga Sekretariati për Bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të EQL-së të ministrisë së Punëve të Jashtme, Qendra për Programet e Gjuhës Evropiane dhe Amerikës Latine të CMG-së dhe dega e Evropës Qendrore dhe Lindore e Shoqatës së të Diplomuarve të Universiteteve Evropiane dhe Amerikane.

Pjesëmarrësit mund t’i dërgojnë videot e tyre në adresën [email protected]