Fantastike! Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së vlerësohet lart brenda dhe jashtë Kinës

E publikuar: 11/09/2022 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmjen e së shtunës, Galaja e Festës së Mesvjeshtës e mbajtur nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), shoqëroi të gjithë kinezët brenda dhe jashtë vendit për të kaluar një festë mesvjeshte të ngrohtë e romantike.

Përveç transmetimit në televizor, këtë herë nata gala e Festës së Mesvjeshtës u transmetua për herë të parë në rezolucionin 8k në 270 ekrane të jashtme gjigande “Ultra HD” në plot 70 qytete të Kinës. Deri në orën 22 të së shtunës, sipas orës së Pekinit, numri i shikuesve të galasë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, siguroi një audiencë prej 238 milionë në të gjitha platformat. Numri i temave në tendencë në internet arriti mbi 500. Ndërsa ai i shikimeve me hashtag “Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së”, kaloi mbi 6.6 miliardë dhe numri i shikimeve me tema përkatëse, mbi 7.7 miliardë. Vetëm numri i shikimeve të videove i afrohet shifrës 900 milionë.

Festa e parë e Mesvjeshtës e kinezëve në Hapësirë

Gjatë galasë, një program me “yjet” që përshëndetën nga Hapësira tërhoqi vëmendjen e shikuesve. Në programin “Yjet nga Galaktika”, tre astronautët kinezë që tani po jetojnë në Stacionin Hapësinor të Kinës regjistruan një video përshëndetëse, duke dërguar urimet e tyre për kinezët në mbarë botën.

Në programet e larmishme, u krijua një atmosferë madhështore, nga qielli në tokë, nga lashtësia në kohët moderne, apo nga njerëzit te peizazhi dhe mjedisi. Galaja u tregoi të gjithë shikuesve në mbarën botën mrekullitë e historisë kineze, bukuritë e maleve dhe lumenjve të këtij vendi, kulturën e veçantë, por edhe jetën e lumtur që po përjeton populli i madh kinez.

Teknologjia e lartë reflekton romancën e rajonit Jiangnan

Grupi i galasë studioi thellësisht kulturën, historinë, zakonet tradicionale lokake dhe tiparet humaniste të qytetit Zhangjiagang ku u mbaj galaja. Skena ishte ndërtuar me peisazhe të vërteta, me male dhe ujë, duke i integruar me kulturën vendase, por edhe me zërin, dritën, hijen e muzikën si gjuhë audio-vizuale të skenës, duke i integruar ato me efekte speciale teknike për të krijuar një atmosferë që përshkon kohërat dhe universin.

Galaja e këtij viti e Festës së Mesvjeshtës u transmetua për herë të parë me rezolucionin 8k dhe teknologjinë e audios vivide tridimensionale, duke u ofruar për herë të parë në ekrane të jashtme gjigante publike “Ultra HD”. Shikuesit mund të shijonin programet e galasë të transmetuar me fjalën e fundit të teknologjisë, por edhe të dërgonin audio në aplikacionin “Yunting”, që transmetonte njëkohësisht me ekranet e tv-së.

Galaja transmetohet nga mediat e huaja

Tashme ndjekja e Galasë së Festës së Mesvjeshtës të CMG-së me familjen, është bërë një “zakon i ri” i të gjithë kinezëve në mbarë botën për të shijuar këtw moment tw bukur.

Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së u transmetua njëkohësisht në mediat e huaja si “SinoVision”, “KTSF26” të ShBA-së, “Xinflix Media” e Kanadasë, platforma kryesore e videos në Japoni, “NICONICO”, “CATV” e Emirateve të Bashkuara Arabe, apo “8TV” e Malajzisë. Galaja u transmetua gjithashtu edhe në platfoma të ndryshme në Hong-Kong e Makao