Vulin kërkon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

E publikuar: 22/12/2016 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Çështjeve të Veteranëve, Aleksandar Vulin, beson se Qeveria, siç e quan ai “e Prishtinës” do të rrëzohet, dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Vulin këtë deklaratë e ka bërë pasi gazetarët e pyetën në lidhje me mosmarrëveshjet e Listës Serbe dhe për zëvendësimin e ministrit Ljubomir Maric, ai tha se të dyja palët, kosovare dhe serbe, duhet t’i qetësojnë gjakrat, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të përpiqen t’u shmangen fjalëve të ashpra me njëra-tjetrën, shkruajnë mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

“Ata jetojnë me njëri-tjetrin, dhe unë besoj se çdo përçarje në mes në serbëve në Kosovë është e rrezikshme dhe duhet të shmanget”, shtoi ai.

Mirëpo, pas gjithë kësaj, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të bjerë.

“Unë besoj se Qeveria e Kosovës duhet të bjerë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të përgjithshme lokale”, theksoi Vulin. /GazetaExpress/