Vucic: Më 8 tetor do të jem tifoz i Serbisë në Elbasan, me flamurin serb (Video)

31.08.2015 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vucic: Më 8 tetor do të jem tifoz i Serbisë në Elbasan, me flamurin serb (Video)

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria dhe Serbia ndodhen në një moment krejt tjetër, krahasuar me vitin e kaluar.

“Po punojmë që nga suksesi politik të kalojmë në suksesin ekonomik. Sigurisht që as Shqipëria as Serbia dhe as Ballkani nuk mund të bëhen nesër Gjermani apo Francë por është e rëndësishme që jemi në një situatë krejtësisht të re, krahasuar me një vit më parë. Një vit më parë, e mbani mend ndeshjen e futbollit. Më datën 3 do të jetë ndeshja e kthimit. Zyra e të Rinjve do të jetë prezente dhe ne do ftojmë një numër të rinjsh që do ftohen me të rinjtë shqiptarë që bashkarisht do shkojnë në stadium, për të sjellë shembullin e momentit transformues. Tani jemi duke diskutuar për gjëra që deri para një viti nuk kemi diskutuar”, thotë Edi Rama.

Ndërkaq Vucic ka bërë të ditur se Rama e ka ftuar në ndeshjen kthyese mes Serbisë dhe Shqipërisë më 8 tetor në Elbasan. Thotë se do të shkojë, nëse nuk ka ndonjë punë më të rëndësishme. Vucic thotë se në Elbasan do të jetë me shallin serb.

“Shpresoj se nuk do të ndodhë”, thotë Vucic kur pyetet nëse parashihet ndonjë ngjarje si “droni” në Serbi.

“ Por do të them që Rama më ka ftuar në atë ndeshje. Unë nëse nuk kam ndonjë punë do të shkoj në Elbasan me shallin serb”, vazhdon Vucic.

Rama dhe Vucic në debatin televiziv: Nuk është vonë për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksandër Vucic, sërish janë përballur me njëri-tjetrin, por kësaj here në një debat televiziv. Ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Fqinjësi” në Vjenë. Fillimisht kanë folur se a është vonë që të vendosen marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe serbëve. Të dy pajtohen se është vonë, por se “më mirë vonë se kurr

Të dy kryeministrat thanë se nuk është vonë që shqiptarët dhe serbët të fillojnë ta bëjnë atë që është dashur ta bëjnë shumë vite më parë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi pse një debat mes një politikani kryesor serb dhe një shqiptar nuk është zhvilluar 25 vjet më parë. Por lë të kuptohet se edhe pas 25 vjetësh, është më mirë “vonë se kurrë”.

“Kemi mjaftueshëm përgjegjësi për të mos u vonuar sot dhe nuk mund të mbaj përgjegjësi për 25 vjet më parë”, thotë veç tjerash Rama.

Edhe Vucic pajtohet se debati do të ishte mirë të ndodhte më parë, por se nuk duhet të “jetojmë me të kaluarën”.

“Do të ishte mirë po të kishim biseduar më parë, por nuk kam aspak problem që një pjesë të fajit edhe ta pranoj. Pse po e them këtë, sepse e di që ka edhe në Shqipëri i thonë Ramës se nuk është dashur të udhëheq një politikë të tillë. Edhe mua në Serbi mund të më thonë kështu. Tani do të punojmë në një mënyrë tjetër, duke respektuar ata dhe popullin tonë. Unë kam qenë dhe mbetem serb krenr, ashtu si Rama që do të jetë shqiptar krenar”, ka thënë Vucic.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara