Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka bërë një reagim tjetër lidhur me situatën e krijuar sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se protestuesit nuk mund t’i ndalë as gazi lotsjellës, as dhuna e as, sipas tij, sulmet e policisë me urdhër të Albin Kurtit.
“As gazi lotsjellës, as dhuna, as sulmet e policisë me urdhër të Albin Kurtit nuk na ndalin. UÇK-ja na bashkoi atëherë, e UÇK-ja po na bashkon prapë”, ka shkruar ai.




























