Lajmet

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

07.10.2026 00:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Hamza ka thënë se PDK-ja nuk synon të pengojë drejtësinë, por që, sipas tij, të sigurohet drejtësi dhe që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të trajtohet në mënyrë të drejtë.

“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kaluar Ligjin për Dhomat e Specializuara. Po ripërsëris, për sotin: ne nuk dëshirojmë me pengu drejtësinë. Ne dëshirojmë me vendos drejtësi. Ne dëshirojmë që luftës së popullit të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me i garantuar drejtësi. Me pas mbikëqyrje, me pas transparencë, me pas llogaridhënie”, tha Hamza.

Ai ka theksuar se, sipas tij, me miratimin e këtij ligji synohet që lufta e UÇK-së të mos gjykohet dhe që historia të mos rishkruhet.

“Dhe jam i bindur që me këtë ligj është siguruar që lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të gjykohet. Historia nuk mund të rishkruhet. Ne e njohim të drejtën e të gjitha viktimave për drejtësi. As nuk kemi çka me fshehur. Çdo krim që ka ndodhur, le të luftohet deri në fund”, u shpreh ai.

Hamza ka theksuar se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ajo e zgjedhjes së presidentes, sipas tij, nuk kanë qenë të ndërlidhura.

“Dhe du me theksu se këto çështje nuk kanë qenë të ndërlidhura. Për shkak se ligji është një çështje e veçantë që unë jam i bindur, po e ritheksoj, i kalon përmasat e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe pse dihet që propozuese, iniciuese e këtij ligji ka qenë Partia Demokratike e Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ai falënderoi deputetët për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe tha se pret që të adresohen edhe çështjet për të cilat, sipas tij, është kërkuar që të trajtohen para se ligji të fillojë të zbatohet.

“Du me i falënderu gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin pro këtij ligji dhe presim që çështja për të cilën ne presim të adresohet edhe para se me ardhë koha kur ky ligj të veprojë”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Hamza e ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës, duke e cilësuar atë si një personalitet të njohur në jetën akademike dhe politike.

“Sa i përket çështjes së dytë, çështjes së presidentes së vendit, është mirë që Kuvendi i Kosovës e zgjodhi presidente zonjën Justina Pula Shiroka, me personalitet të njohur në jetën akademike dhe politike në Kosovë të kaluarën, dhe është një përfaqësuese e denjë për pozitën e presidentes”, u shpreh Hamza.

Kreu i PDK-së i ka uruar sukses presidentes së re dhe ka premtuar bashkëpunimin e partisë së tij.

“Unë i uroj presidentes sukses në punë, i garantoj bashkëpunim në emër të Partisë Demokratike të Kosovës për ta përkrahur në fund presidenten dhe jam i bindur që është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik, institucional dhe të kthehet në adresimin e nevojave të qytetarëve që janë shumë. Janë më shumë se shumë”, shtoi Hamza.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës