Lajmet

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

07.10.2026 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye në qendër të debatit ligji që rregullon punën e Dhomave të Specializuara.

Pas tri javë diskutimesh dhe protestash, Kuvendi, në seancën e së martës, me shumicë votash miratoi në lexim të dytë ndryshimet në këtë ligj.

Por, çfarë ndryshon konkretisht?

Dhomat e Specializuara nuk shfuqizohen. Por, me ndryshimet e miratuara preken disa prej elementeve kryesore të funksionimit të tyre, juridiksioni, periudha kohore, dënimet, vuajtja e dënimit dhe mënyra e trajtimit të rasteve që nuk do të përfshiheshin më në kompetencën e tyre.

Me ndryshimet e miratuara, synohet që juridiksioni i Speciales të lidhet më drejtpërdrejt me pretendimet specifike të raportit të Dick Martyt për nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve, indeve ose qelizave njerëzore, akuza këto mbi të cilat u krijua gjykata, por nuk u përmendën më kurrë gjatë gjykimit.

Ndryshim pëson edhe periudha kohore.

Në vend të periudhës nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000, ligji i ndryshuar përcakton periudhën nga 1 korriku i vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2000. Pra, periudha para 1 korrikut 1999 nuk do të përfshihej më në juridiksionin kohor të Dhomave të Specializuara.

Ndryshimet prekin edhe dënimet.

Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, ndërsa Veseli me 18 vjet. E me ligjin e ndryshuar neni 44 paragrafi 1 i ligjit nr;05/L-053, dënimi maksimal që mund të shqiptojnë Dhomat e Specializuara përcaktohet në 15 vjet burgim, e që automatikisht dënimi për ta do të ulej menjëherë.

Ndryshimet parashohin gjithashtu që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të mund ta vuajnë dënimin në institucionet korrektuese të Kosovës, pra nëse apeli vërteton dënimin, atëherë ata do të kthehen në Kosovë për pjesën e mbetur.

Ndërsa, për personat me aktgjykim të formës së prerë, sipas nenit 51, mund të jenë subjekt i faljes individuale nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sipas procedurave përkatëse.

Aktualisht, lufta juridike për ish-krerët e UÇK-së pritet të vazhdojë në shkallën e Apelit.

Por, sipas ndryshimeve të miratuara, nëse pas përfundimit të procedurave të apelit një rast nuk hyn më në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, ai parashihet të transferohet në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Mjetet e mëtejshme juridike do të trajtoheshin nga institucionet gjyqësore të Kosovës, përfshirë Gjykatën Supreme.

Tani sipas ligjit, në rast se Apeli nuk ndryshon vendim për Thaçin dhe të tjerët, atëherë rasti nëse shkon në shkallën e tretë, do të trajtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës e jo ajo në Hagë.

Ndërkohë, RTK pyeti Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë për ndryshimet e miratuara në ligjin që rregullon punën e saj dhe të Dhomave të Specializuara. Përgjigjja ishte e shkurtër.

 “Faleminderit për komunikimin tuaj. Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka koment”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë .

Pyetje për këtë çështje iu dërguan edhe Dhomave të Specializuara.

“Për momentin nuk kemi asnjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre për të siguruar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

Në Hagë, aktualisht ndodhen me aktgjykime dënuese Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Arrestohet Valon Lluka, ndalohet për 48 orë

Arrestohet Valon Lluka, ndalohet për 48 orë

Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm

Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës

Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës

Gruda: Ligji për Specialen është triumf i përpjekjes institucionale dhe shtetërore

Gruda: Ligji për Specialen është triumf i përpjekjes institucionale dhe shtetërore

Ambasadori gjerman uron Presidenten e re: Gati të punojmë për agjendën evropiane të Kosovës

Ambasadori gjerman uron Presidenten e re: Gati të punojmë për agjendën evropiane të Kosovës

Musa: Nuk ka pasur shkelje kushtetuese në zgjedhjen e presidentes

Musa: Nuk ka pasur shkelje kushtetuese në zgjedhjen e presidentes

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Pas themelimit të institucioneve Haradinaj kërkon krijimin e një opozite të fortë: Aleanca gati të marrë përgjegjësi

Pas themelimit të institucioneve Haradinaj kërkon krijimin e një opozite të fortë: Aleanca gati të marrë përgjegjësi

Oda Amerikane mirëpret zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës, kërkon fokus te reformat ekonomike

Oda Amerikane mirëpret zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës, kërkon fokus te reformat ekonomike

Mustafa: Kosova dëshmoi pjekuri institucionale me Ligjin për Specialen dhe presidenten

Mustafa: Kosova dëshmoi pjekuri institucionale me Ligjin për Specialen dhe presidenten

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin