Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sonte në mbrëmje ka mbajtur një tubim me qindra të rinj në Gërmi.
Si kandidat i PDK-së për kryeministër, Veseli ka thënë se është i rrethuar nga të rinj premtues, ndaj dhe iu beson atyre, sepse po bëjnë punë të mrekullueshme për Kosovën, njofton Infosot.
”Sa herë që u japim mundësi të rinjve, ata çdoherë bëjnë punë të mrekullueshme për vendin. Unë jam i rrethuar nga të rinj premtues, iu besoj atyre, sepse po bëjnë punë të shkëlqyeshme. Partia Demokratike e Kosovës është e mbushur me plot të rinj energjikë, që unë do t’i promovoj në qeverisjen time”, ka shkruar Veseli.