Vendim: Kush merr në punë të rinj jetimë, përfiton 15 paga nga shteti

04.02.2016 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vendim: Kush merr në punë të rinj jetimë, përfiton 15 paga nga shteti

Të gjithë ata punëdhënës që punësojnë punëkërkues të papunë nën 30 vjeç me statusin e jetimit do të përfitojnë nga shteti 9 paga mujore, në masën 22 mijë lekë”. Gjithçka përcaktohet në një Vendim të Këshillit të Ministrave, që ka për qëllim nxitjen e punësimit të personave që i përkasin kësaj kategorie, ndërkohë që parashikohen edhe një sërë përfitimesh të tjera. Sipas VKM-së, për çdo të punësuar do të përfitohen edhe 6 paga, në masën 50% të pagës minimale që shkallë vendi, pra 11 mijë lekë.

Kushti për të përfituar është që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 21 muaj. Gjithashtu, shteti do të paguajë në masën 100% kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 15-mujore, ndërsa parashikohet edhe financimi në masën 10 mijë lekë në muaj për trajnimin nëpërmjet punës, për çdo person të punësuar për një periudhë 3-mujore. Personat punë-kërkues të papunë, që kundërshtojnë ofertën e zyrës përkatëse të punësimit për pjesëmarrjen në formim do të hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë.
Ndërkohë që, nëse punëdhënësi, në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të arsyeshme bën zgjidhje të kontratës së punës për punëmarrësin e trajnuar, është i detyruar ta kthejë të gjithë financimin e marrë për këtë person, që nga data e parë e dhënies së tij, së bashku me interesat e llogaritura sipas normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë.
Përfituesit
Sipas vendimit të qeverisë, punëdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë përfshirjen në këtë program deri në 50 për qind të numrit mesatar të të siguruarve në tre muajt e fundit, ndërsa punëdhënësit e rinj kanë të drejtë të përfshihen në program deri në masën 40% të numrit të punonjësve të punësuar. Për të aplikuar dhe për të përfituar, ata duhet të kenë një trajnues për deri 15 kursantë, ndërkohë që duhet të paraqesin pranë zyrës përkatëse të punësimit, ku zhvillojnë veprimtarinë një sërë dokumentesh, si: ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-in), vërtetimin për shlyerjen e kontributeve për sigurimet shoqërore e shëndetësore, numrin e llogarisë bankare si dhe vërtetimin nga dega e tatim-taksave, ku ushtron veprimtarinë, për shlyerjen e detyrimeve tatimore për aq kohë sa kryen veprimtarinë, por jo më shumë se për një periudhë kohore njëvjeçare nga çasti i aplikimit.
Personat të cilët kanë detyrime pranë organeve tatimore, por disponojnë marrëveshje për shlyerjen e tyre, duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm që e vërteton këtë status. Punëdhënësit mund të aplikojnë për programin në mënyrë elektronike apo pranë zyrave të punësimit, ndërkohë që është këshilli vendor trepalësh i ngritur pranë saj, që shqyrton dhe vlerëson dobinë social-ekonomike të projekteve të paraqitura dhe ? miraton ato në parim brenda një periudhe 10-ditore. Programi i nxitjes së punësimit të të rinjve që kanë fituar statusin e jetimit që do të zbatohet për një periudhë 5-vjeçare. /GSH

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve