Tragjike, makina përplas për vdekje fëmijën 5 vjeçar

E publikuar: 30/06/2018 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në qarkun e Fierit.

Mësohet se një makinë shtypi për vdekje një 5 vjeçar në Kurjan të Roskovecit.

Fëmija ka qenë duke kaluar rrugën kryesore të fshatit kur u përplas nga mjeti.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë e automjetit.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm një tjetër aksident ndodhi në Lushnjë, aty ku humbi jetën drejtuesi i mjetit, 24 vjeçar dhe mbeti i plagosur pasagjeri.

“Në datën 30.06.2018, rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasi Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale”, njofton policia

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Gazeta Express