Thesari Xhinseng – Në çmim dhe në vlera

28.04.2016 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thesari Xhinseng – Në çmim dhe në vlera

Nga emri tingëllon si diçka ekzotike që të sjell ndërmend geishat e bukura dhe luftëtarët samurai, por çaji xhingseng (ginseng)është krenari e Kinës dhe jo e Japonisë.

Përtej debateve të origjinës, çaji xhinseng është i njohur në të gjithë botën për vlerat e mëdha shëndetësore në frenimin e kancerit, luftën kundër obezitetit, përmirësimin e tretjes, fuqizimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shëndetit të trurit, luftën kundër astmës, lehtësimin nga problemet menstruale për femrat, artritit dhe shërimin e sëmundjeve seksuale.

Në Shqipëri xhinseng ka një traditë përdorimi që nga periudha e pushtimit otoman.

Duke qenë më pranë rrugëve detare të Azisë, otomanët e sollën edhe në vendin tonë ritin oriental të konsumimit të xhinsengut, gjithmonë si një kurë mjekësore. Çaji i xhinseng përdoret edhe i ftohtë duke e bërë një nga llojet që konsumohet në çdo stinë. Vlerat e xhinsengut janë të mëdha, por edhe çmimi i rrënjëve të kësaj bime është mjaft i shtrenjtë.

Ky çaj magjik vjen nga një pemë shumëvjeçare që nuk shuhet kurrë. Të gjithë vlerat e rëndësishme të xhinsengut vijnë për shkak të disa përbërësve të fuqishëm të njohur si “ginsenoides” që gjenden tek rrënja e bimës. Ekskluziviteti i mbjelljes së bimës së xhinsengut nuk i mbetet vetëm Kinës. India, Japonia dhe shumë vende perëndimore e kultivojnë çajin e xhinsengut. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu eksportues të çajit të xhinsengut drejt vendeve Aziatike dhe Evropiane.

Kërkimet shkencore kanë treguar që përveç vlerave anti-kancerogjene, xhinseng mban nën kontroll edhe diabetin. Vlerat e xhinsengut Konsumimi i xhinsengut bëhet përmes zierjes së rrënjës së kësaj bime. Duhen 2-3 gramë rrënjë për një kupë çaj ose 1 lugë e vogël pluhur nëse e keni të bluar rrënjën magjike. Çaji xhinseng konsiderohet një nga suplementët më të shëndetshëm bimor në mbarë botën. Ekzistojnë tre lloje çajrash xhinseng: Amerikan, Aziatik dhe Siberian. Të tre këto lloje i bëjnë mirë shëndetit të njeriut. Këto çajra kanë efekt shërues për një sërë problemesh si më poshtë:

-Tensioni i ulët i gjakut.

Çaji Xhinseng nga Azia është shumë i fortë. Ky çaj është shumë efikas për njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut. Kjo pije energjike të mban shumë aktiv dhe mund të qëndrosh në këmbë gjithë ditën. Çaji rrit tensionin e gjakut dhe të jep energji.

– Ushqen trurin.

Çaji xhinseng është një pije medicinale që shërben si stimulues për qelizat e trurit. Përmiërson përqendrimin dhe funksionimin e trurit. Prandaj, ky çaj është plotësisht i rekomandueshëm për studentët.

-Lufton obezitetin.

Nëse dëshiron të humbasësh në peshë, çaji xhinseng është zgjedhja e duhur. Ky çaj shuan urinë dhe hollon trupin duke fuqizuar ritmin metabolik dhe djegien e yndyrnave në një ritëm shumë të shpejtë.

-Ndihmon me çrregullimet seksuale.

Meshkujt me probleme të tilla duhet të konsumojnë çaj xhinseng sepse redukton simptomat e këtyre çrregullimeve.

-Problemet menstruale:

Çaji Xhinseng i Amerikës ka efekt lehtësues. Rekomandohet për të rinjtë dhe gratë që vuajnë nga simptomat menstruale dhe stresi. Ky çaj redukton dhimbjet e stomakut si pasojë e menstruacioneve.

-Lufton kancerin: Xhinseng është i pasur me elementë që luftojnë kancerit. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë çaj xhinseng janë më pak të rrezikuar nga kanceri. Edhe ekspertët e mjekësisë këshillojnë konsumimin e këtij çaji për të eliminuar rrezikun e rritjes së qelizave kancerogjene në organizëm. E megjithatë, si në rastin e çdo produkti tjetër edhe me xhinsengun nuk duhet tepruar. Konsumimi për shumë kohë të gjatë i këtij çaji çon në pagjumësi dhe çrregullime të zemrës. Përpara se të vendosësh të konsumosh çajin çdo ditë duhet të konsultohesh me një mjek. /AgroWeb.org/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës