Tare: Rikthimi i lojtarëve të lënduar, lajm i mirë për Lazion

E publikuar: 27/02/2019 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka “mendim pozitiv” për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë kundër Milanit.

Shqiptari gjithashtu është i lumtur me rikthimin e lojtarëve që për një kohë të gjatë ishin të lënduar.

“Është pozitive që ne kemi Bastosin dhe Luiz Felipen sërish në skuadër, pasi na u nevojitën. Së fundi mund të dalim nga kjo krizë e tre javëve të fundit”, tha drejtori për Rai Sport.

“Ne shpresojmë të bëjmë një performancë të shkëlqyer dhe të fitojmë ndeshjet e ardhshme që do të jenë të rëndësishme për kualifikimin në finale”, pohoi Tare.

Igli Tare (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Ky i fundit u ndal edhe te eliminimi prej Ligës së Evropës, ku u arsyetua se për mungesë të lojtarëve nuk kanë mundur të marrin rezultatet pozitive.

“Natyrisht, ne do të kishim dashur të luanim kundër Sevillas me një skuadër të plotë. Më shumë pritej nga të dy ndeshjet, por tani duhet të presim”.

“Ne kemi nevojë për mendim pozitiv dhe mbështetjen e tifozëve tanë. Lazio do të ketë një fushatë të mirë nga tani deri në fund të sezonit”, pohoi 45-vjeçari.

Ndryshe, Lazio aktualisht zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore italiane me 38 pikë. /Telegrafi/