Trepça kalon në finale, e fiton edhe ndeshjen e tretë ndaj Prishtinës

E publikuar: 28/04/2024 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trepça është finalistja e parë e “Play-Offit” të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic triumfoi sonte edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës.

Derbi i luajtur në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me shifrat 82:69.

Brandon Edwards me 18 pikë dhe Darnell Edge me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e “Xehetarëve”.

Te prishtinasit u dalluan Donte Clark dhe Malcolm Armstead, që shënuan nga 16 pikë secili.

Trepça në finale do të presë fituesin nga gjysmëfinalja mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Therandasit po udhëheqin 2:1 në këtë seri.