“Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” po rregullohet”

E publikuar: 30/04/2024 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se sot ka pritur në takim e së bashku me grupin punues të themeluar nga Ministri Çeku, me në krye Drejtorin e Agjencionit të Memorialeve, Imer Hakaj, kanë parë nga afër hapësirën e Memorialit të Reçakut dhe gjithashtu vendin e quajtur te Kodra e Bebushit.

Aliu tha se puna për hartimin e detyrës projektuese nga grupi punues që do të rezultojë me Projektin e Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut” po vazhdon me ritme të parapara dhe plani dinamik do të jetë pjesë përbërëse e përgatitur nga grupi punues.

“Në këtë mënyrë, jemi të lumtur që pas gjithë këtij angazhimi do të sigurohet një Kompleks Memorial i denjë për në dobi të memories kolektive për atë çfarë ka ngjarë para një çerekshekulli në Reçak, për ta kujtuar përgjithonë e të shërbejë si pikë e referencës në historinë e popullit tonë nga ku u ngjiz liria jonë”, u shpreh Aliu.