Çitaku: Kushdo që thotë se Kosova sot ka më shumë sovranitet në veri, nuk e ka idenë se çka po ndodh atje

E publikuar: 30/04/2024 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të vendit, nuk e ka idenë se çfarë po ndodh atje.

“Në fakt, sa sovrane është Kosova në atë pjesë të vendit e dëshmuan edhe pamjet në një prej komunave veriore ku nënkryetarja e komunës merrte narkotikë në zyrat e komunës. Aq ka sovranitet në atë pjesë të vendit.”

“A ka policë, a ka administratë, çfarë shërbime ofrohen?. Mendoj që edhe dështimi i referendumit flet më së shumti se sa sovranë jemi ne atje, se sovraniteti buron nga populli.” – deklaroi Çitaku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.