Suksesi i radhës i Dua Lipës

E publikuar: 25/08/2016 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menjëherë pasi festoi ditëlindjen, ndoshta më romantike që kishte festuar ndonjëherë, në Venecia,ajo udhëtoi drejt New York-ut për realizimin e një projekti të ri.

Dua Lipa mbrëmjen e kaluar nëpërmjet një videoje të shkurtër paralajmëroi së përgjatë këtyre dy ditëve do të xhirojë një dokumentar me NPR music.

Ky film-dokumentar i shkurtër do të flasë për jetën e këngëtares,këngët e saj dhe sesi ajo u shndërrua në yllin e muzikës britanike brenda një kohe të shkurtër. Për të gjithë ata që u bënë kuriozë që tani, dokumentari do të publikohet me 31 gusht.