Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, sot në Gjilan është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prani të përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve.
Siç ka bërë të ditur kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi – Kqiku, vendosja e kësaj embleme në hapësirën publike të qytetit shënon një akt respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e brezave që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sipas mesazhit të saj, Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e vlerave të luftës çlirimtare te brezat e ardhshëm.
„Lavdi dëshmorëve të kombit! Gëzuar 28 Nëntorin!“, ka shkruar Latifi – Kqiku në njoftimin e saj.































